21 Që nga ajo kohë, Jezui nisi t’u shpjegonte dishepujve se ai duhej të shkonte në Jerusalem dhe të hiqte shumë vuajtje nga duart e pleqve, të krerëve të priftërinjve e të skribëve, dhe të vritej, por ditën e tretë do të ngrihej nga të vdekurit.+
22 Ndërsa ishin së bashku në Galile, Jezui u tha: «Birin e njeriut do ta tradhtojnë dhe do ta dorëzojnë në duart e njerëzve,+23 të cilët do ta vrasin. Por ditën e tretë ai do të ngrihet nga të vdekurit.»+ Prandaj ata ishin shumë të hidhëruar.
31 Gjithashtu filloi t’u mësonte se Biri i njeriut duhej të hiqte shumë vuajtje, të hidhej poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve e nga skribët, dhe të vritej,+ por do të ngrihej nga të vdekurit tri ditë më vonë.+
44 «Vëruni veshin këtyre fjalëve dhe mbajini mend: Birin e njeriut do ta tradhtojnë e do ta dorëzojnë në duart e njerëzve.»+45 Mirëpo ata nuk e kuptuan ç’po u thoshte. Faktikisht, kuptimi i këtyre fjalëve u mbajt i fshehur që të mos e kapnin domethënien, dhe ata kishin frikë ta pyetnin.