-
Marku 5:35-37Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 Ai ishte ende duke folur, kur nga shtëpia e të parit të sinagogës erdhën disa burra dhe thanë: «Vajza jote vdiq! Pse ta shqetësosh akoma Mësuesin?!»+ 36 Por, me t’i kapur veshi këto fjalë, Jezui i tha të parit të sinagogës: «Mos ki frikë, vetëm trego besim.»+ 37 Pastaj nuk la asnjë që ta ndiqte, përveç Pjetrit, Jakovit dhe Gjonit, vëllait të Jakovit.+
-