-
Luka 9:7-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Tani, Herodi,* sundimtari i krahinës,* dëgjoi për të gjitha gjërat që po ndodhnin dhe ishte shumë në mëdyshje, ngaqë disa thoshin se Gjoni ishte ngritur nga të vdekurit,+ 8 disa të tjerë se ishte shfaqur Elija dhe të tjerë akoma se ishte ngritur nga të vdekurit një nga profetët e lashtë.+ 9 Herodi tha: «Gjonit ia preva kokën.+ Kush është ky, pra, për të cilin po dëgjoj gjëra të tilla?» Kështu po kërkonte ta shihte me sytë e vet.+
-