BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 12:5, 6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 5 Përkundrazi, shko në vendin që Jehovai, Perëndia yt, do të zgjedhë për emrin e tij dhe si banesën e vet mes gjithë fiseve të tua, dhe atje adhuroje.+ 6 Atje do të çosh blatimet e djegura,+ flijimet, të dhjetat,*+ kontributin tënd,+ blatimet e zotimit, blatimet vullnetare+ dhe pjellën e parë të bagëtisë së trashë e të imët.+

  • 1 Mbretërve 9:3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 3 Jehovai i tha: «E kam dëgjuar lutjen dhe përgjërimin që më bëre. E kam shenjtëruar këtë shtëpi që ke ndërtuar, duke vënë aty emrin tim+ përgjithnjë. Sytë e mi dhe zemra ime do të jenë aty përgjithmonë.+

  • 2 Kronikave 7:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Atëherë Jehovai iu shfaq Solomonit+ natën dhe i tha: «E kam dëgjuar lutjen tënde dhe e kam zgjedhur këtë vend si shtëpi flijimi.+

  • Psalmi 122:Mbishkrimi-9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit.

      122 Sa u gëzova kur më thanë:

      «Eja të shkojmë në shtëpinë e Jehovait!»+

       2 Ja, tashmë këmbët tona ndalen

      brenda portave të tua, o Jerusalem.+

       3 Jerusalemi, ky qytet fort i bashkuar,

      që është ndërtuar si një i vetëm.+

       4 Fiset atje ngjiten, po, fiset e Jah,*

      sipas urdhrit* që iu dha vetë Izraelit,

      që të thurin lavde për emrin e Jehovait.+

       5 Edhe fronet për gjykim atje u vunë,+

      po, fronet e shtëpisë së Davidit.+

       6 Lutuni për paqen e Jerusalemit!+

      Qofshin të sigurt ata që të duan, o qytet!

       7 Paqja dhe siguria mbretëroftë

      brenda mureve* dhe kullave të tua të fortifikuara!

       8 Për hir të vëllezërve e shokëve të mi, do të them:

      «Paqja mbretëroftë brenda teje!»

       9 Për hir të shtëpisë së Jehovait, Perëndisë tonë,+

      do të lutem me zjarr për begatinë tënde.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo