28 Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre,* do ta dëgjojnë zërin e tij+29 dhe do të dalin: ata që bënë gjëra të mira, në një ringjallje jete, ata që bënë* gjëra të poshtra, në një ringjallje gjykimi.*+
35 disa grave iu ringjallën të afërmit e vdekur;+ disa të tjerë i torturuan ngaqë refuzuan lirinë që iu ofrua,* me qëllim që të fitonin një ringjallje më të mirë.
12 Pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin para fronit, dhe u hapën rrotullat. Por u hap edhe një rrotull tjetër: rrotulla e jetës.+ Të vdekurit u gjykuan sipas gjërave të shkruara në rrotulla, në përputhje me veprat e tyre.+