BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Luka 19:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Po, Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë ata që kishin humbur.»+

  • Gjoni 12:47
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 47 Por, nëse dikush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk i zbaton, unë nuk e gjykoj, sepse nuk erdha që të gjykoj botën, por që ta shpëtoj.+

  • 1 Korintasve 15:22
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 22 Po, për shkak të Adamit të gjithë po vdesin,+ por falë Krishtit të gjithë do të marrin jetë,+

  • 2 Korintasve 5:18, 19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Por të gjitha këto vijnë nga Perëndia, që na pajtoi me veten nëpërmjet Krishtit+ dhe na besoi shërbimin e pajtimit:+ 19 me fjalë të tjera, Perëndia pajtoi botën me veten nëpërmjet Krishtit,+ duke mos ia llogaritur fajet,+ kurse neve na besoi mesazhin e pajtimit.+

  • 1 Timoteut 1:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 E besueshme dhe plotësisht e denjë për t’u pranuar është kjo thënie: Krishti Jezu erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët.+ E ndër këta unë jam më famëkeqi.+

  • 1 Gjonit 2:1, 2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 2 Fëmijët e mi të vegjël, këto gjëra po jua shkruaj që të mos kryeni mëkat. Megjithatë, edhe nëse ndonjëri kryen mëkat, ne kemi një ndihmës* pranë Atit: Jezu Krishtin,+ që është i drejtë.+ 2 E ai është një flijim pajtues*+ për mëkatet tona,+ madje jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës.+

  • 1 Gjonit 4:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Veç kësaj, ne e kemi parë me sytë tanë dhe japim dëshmi se Ati dërgoi Birin e tij si shpëtimtar të botës.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo