-
Ligji i përtërirë 16:9-11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Duhet të numërosh shtatë javë; do të fillosh të numërosh shtatë javë nga koha kur i vë draprin për herë të parë drithit të pakorrur.+ 10 Pastaj kremto për Jehovain, Perëndinë tënd, Festën e Javëve+ dhe sill blatimin vullnetar që do të japë dora jote, aq sa të të bekojë Jehovai, Perëndia yt.+ 11 Gëzohu para Jehovait, Perëndisë tënd, ti bashkë me birin e bijën tënde, skllavin e skllaven tënde, me levitin që është brenda qytetit* tënd, të ardhurin, jetimin* dhe vejushën, që janë mes jush, në vendin që Jehovai, Perëndia yt, do të zgjedhë për emrin e tij.+
-