8 Vitin e tretë të mbretërimit të mbretit Belshazar,+ mua, Danielit, m’u shfaq një vegim pas atij që më ishte shfaqur më parë.+ 2 Ndërsa po shihja, u gjenda në kështjellën e Shushanit,+ në provincën e Elamit;+ vegimin e pashë pranë rrjedhës së ujit të Ulait.