BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Veprat 13:50
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 50 Por judenjtë shtynë gratë e shquara, të cilat ishin shumë fetare, dhe të parët e qytetit që të nxitnin përndjekje+ kundër Pavlit dhe Barnabës, dhe i flakën jashtë kufijve të qytetit.

  • 1 Korintasve 15:30, 31
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 30 E po njësoj edhe ne, thua më kot jemi në rrezik orë e çast?*+ 31 Vëllezër, unë vetë përballem me vdekjen çdo ditë, dhe kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që krenohem me ju, ju dishepuj të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.

  • 2 Korintasve 11:23-26
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 23 Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po përgjigjem si i marrë, unë jam edhe më tepër: kam punuar më fort se ata,+ jam burgosur më shpesh,+ më kanë rrahur sa e sa herë dhe kam qenë shpeshherë buzë vdekjes.+ 24 Pesë herë mora nga judenjtë 40 goditje pa një;+ 25 tri herë më rrahën me thupër;+ një herë më qëlluan me gurë;+ tri herë m’u shkallmua* anija në det;+ kam kaluar një natë e një ditë në ujëra të thella; 26 kam qenë shpesh në udhëtime, i rrezikuar nga lumenjtë, i rrezikuar nga kusarët, i rrezikuar nga vetë populli im,+ i rrezikuar nga kombet,+ në rrezik në qytet,+ në rrezik në shkretëtirë, në rrezik në det, në rrezik mes vëllezërve të rremë;

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo