11 Por edhe ju mund të na ndihmoni duke u përgjëruar për ne,+ sepse, në përgjigje të lutjeve të shumë vetave, do të na tregohet mirësi, dhe lutjet e falënderimit për ne do të vërshojnë lumë.+
18 Ndërkaq, vazhdoni të luteni në çdo rast nën drejtimin e frymës së shenjtë+ me çdo lloj lutjeje+ e përgjërimi. Me këtë në mendje, rrini zgjuar që të përgjëroheni pareshtur për gjithë të shenjtët.
3 Ndërkohë lutuni edhe për ne,+ që Perëndia të na hapë një derë, e kështu ta shpallim fjalën dhe sekretin e shenjtë për Krishtin, për të cilin jam nën vargonj,+