-
Efesianëve 3:5, 6Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
5 Në brezat e shkuar, ky sekret nuk iu bë i njohur bijve të njerëzve siç u është zbuluar tani apostujve dhe profetëve të shenjtë të Perëndisë me anë të frymës së tij,+ 6 domethënë, njerëzit e kombeve që janë në unitet me Krishtin Jezu, të jenë bashkëtrashëgimtarë e gjymtyrë të të njëjtit trup+ dhe pjesëmarrës me ne të premtimit nëpërmjet lajmit të mirë.
-