8 se dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë+ ngaqë i përkitni Zotërisë.+ Vazhdoni të ecni si fëmijë të dritës, 9 sepse fryti i dritës përbëhet nga çdo lloj mirësie, drejtësie dhe të vërtete.+
9 Kurse ju jeni «popull i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë,+ prona e tij e veçantë,+ që të shpallni kudo cilësitë e tij të shkëlqyera»,*+ të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.+
12 Kini një sjellje të shkëlqyer mes njerëzve nga bota,*+ që, kur t’ju akuzojnë si keqbërës, të jenë dëshmitarë okularë të veprave tuaja të shkëlqyera,+ e kështu t’i japin lavdi Perëndisë në ditën e hetimit.