-
Jeremia 31:31-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
31 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur unë do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës.+ 32 Ajo nuk do të jetë si besëlidhja që bëra me paraardhësit e tyre ditën që i kapa për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ besëlidhje që ata e prishën,+ ndonëse isha zotëria* i tyre i vërtetë,—thotë Jehovai.
33 Kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve,—thotë Jehovai.—Do ta vë ligjin tim brenda tyre+ dhe do t’ua shkruaj në zemër.+ Unë do të jem Perëndia i tyre, e ata do të jenë populli im.+
34 Asnjë prej tyre nuk do të mësojë më shokun dhe vëllanë e vet me fjalët: ‘Njih Jehovain!’,+ sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi,+—thotë Jehovai,—dhe unë do t’ua fal fajin e nuk do t’ua kujtoj më mëkatin.»+
-