-
2 Kronikave 24:20, 21Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
20 Pastaj fryma e Perëndisë erdhi mbi* Zakarinë, birin e priftit Jehojada.+ Ai doli para popullit dhe u tha: «Kështu thotë Perëndia i vërtetë: ‘Pse i shkelni urdhërimet e Jehovait?! Nuk keni për t’ia dalë mbanë! Meqë e keni braktisur Jehovain, edhe ai do t’ju braktisë.’»+ 21 Por ata komplotuan kundër tij+ dhe, me urdhër të mbretit, e vranë me gurë në oborrin e shtëpisë së Jehovait.+
-