14 aq më shumë gjaku i Krishtit+—i cili nëpërmjet frymës së shenjtë,* ia paraqiti veten Perëndisë si një flijim të patëmetë—do t’i pastrojë ndërgjegjet tona nga veprat e vdekura,+ që t’i bëjmë shërbim të shenjtë Perëndisë së gjallë.+
18 Ju e dini se u çliruat* nga mënyra e kotë e jetesës që ju lanë si trashëgimi paraardhësit,* jo me gjëra të prishshme,+ me argjend ose ar, 19 por me gjak të çmuar,+ si ai i një qengji të patëmetë dhe të panjollë,+ po, të Krishtit.+
7 Por, nëse ecim në dritë, sikurse ai vetë është në dritë, jemi të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.+