-
Ezekieli 1:5-10Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
5 Brenda zjarrit ishin disa që dukeshin si katër krijesa të gjalla,+ që nga pamja ngjanin me njeriun. 6 Secila krijesë kishte katër fytyra dhe katër krahë.+ 7 Këmbët i kishin të drejta dhe u shndritnin si bakër i lustruar,+ shputat e këmbëve i kishin si thundra viçi, 8 ndërsa poshtë krahëve, në të katër anët, kishin duar njeriu; që të katra krijesat kishin fytyra dhe krahë. 9 Krahët e tyre preknin njëri-tjetrin. Kur ecnin, ato nuk ktheheshin, por secila shkonte drejt përpara.+
10 Fytyrat e tyre dukeshin kështu:+ secila nga katër krijesat kishte një fytyrë njeriu, një fytyrë luani+ në të djathtë, një fytyrë demi+ në të majtë dhe një fytyrë shqiponje.+
-