BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 14
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Gjykatësi Samson kërkon një grua filistine (1-4)

      • Samsoni vret një luan me anë të frymës së Jehovait (5-9)

      • Gjëegjëza e Samsonit në dasmë (10-19)

      • Gruan e Samsonit ia japin një burri tjetër (20)

Gjykatësit 14:1

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «një grua mes bijave të filistinëve».

Gjykatësit 14:3

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «ajo është e duhura në sytë e mi».

Referime anësore

  • +Lp 7:3

Gjykatësit 14:4

Referime anësore

  • +Gjy 13:1

Gjykatësit 14:5

Shënimet

  • *

    Ose «një luan i ri me krifë».

Gjykatësit 14:6

Referime anësore

  • +Gjy 13:24, 25

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    15/1/2005, f. 31

  • Treguesi i botimeve

    w05 15/1 31

Gjykatësit 14:7

Referime anësore

  • +Gjy 14:2

Gjykatësit 14:8

Referime anësore

  • +Zn 24:67; Mt 1:24

Gjykatësit 14:14

Referime anësore

  • +Gjy 14:8, 9

Gjykatësit 14:15

Referime anësore

  • +Gjy 16:5

Gjykatësit 14:16

Referime anësore

  • +Gjy 16:15

Gjykatësit 14:17

Referime anësore

  • +Gjy 16:16, 18

Gjykatësit 14:18

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «para se ai të hynte në dhomën e brendshme».

  • *

    Fjalë për fjalë «Po të mos kishit lëruar tokën me mëshqerrën time».

Referime anësore

  • +Gjy 14:14
  • +Gjy 14:15

Gjykatësit 14:19

Referime anësore

  • +Gjy 13:24, 25; 14:6; 15:14
  • +Js 13:2, 3; Gjy 1:18
  • +Gjy 14:12

Gjykatësit 14:20

Referime anësore

  • +Gjy 14:2
  • +Gjy 14:11; 15:1, 2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

    Gjykim i thellë

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

Gjyk. 14:3Lp 7:3
Gjyk. 14:4Gjy 13:1
Gjyk. 14:6Gjy 13:24, 25
Gjyk. 14:7Gjy 14:2
Gjyk. 14:8Zn 24:67; Mt 1:24
Gjyk. 14:14Gjy 14:8, 9
Gjyk. 14:15Gjy 16:5
Gjyk. 14:16Gjy 16:15
Gjyk. 14:17Gjy 16:16, 18
Gjyk. 14:18Gjy 14:14
Gjyk. 14:18Gjy 14:15
Gjyk. 14:19Gjy 13:24, 25; 14:6; 15:14
Gjyk. 14:19Js 13:2, 3; Gjy 1:18
Gjyk. 14:19Gjy 14:12
Gjyk. 14:20Gjy 14:2
Gjyk. 14:20Gjy 14:11; 15:1, 2
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 14:1-20

Gjykatësit

14 Atëherë Samsoni zbriti në Timnah dhe atje pa një grua filistine.* 2 Kështu u kthye në shtëpi dhe u tregoi prindërve: «Në Timnah më ra në sy një grua filistine dhe dua që të ma merrni për grua.» 3 Por ata i thanë: «Nuk mund të gjesh një grua mes të afërmve dhe mes tërë popullit tonë?+ Duhet patjetër të shkosh e të marrësh grua mes filistinëve të parrethprerë?» Por Samsoni i tha babait të vet: «Atë më merr, sepse ajo bën për mua.»* 4 Prindërit nuk e kuptonin se kjo vinte nga Jehovai, sepse Ai po kërkonte shkas kundër filistinëve, pasi në atë kohë Izraeli sundohej prej tyre.+

5 Kështu, Samsoni zbriti me prindërit në Timnah dhe mbërriti në vreshtat e Timnahut, kur ja, një luan* i doli përpara duke ulëritur. 6 Atëherë fryma e Jehovait i dha fuqi+ dhe ai e ndau luanin më dysh vetëm me duar, si ndahet një kec. Por babait dhe nënës nuk u tha çfarë bëri. 7 Pastaj Samsoni zbriti në Timnah dhe foli me gruan, sepse ende mendonte se ishte gruaja që bënte për të.+

8 Më vonë, kur po shkonte që ta merrte në shtëpi,+ u kthye të shihte luanin e ngordhur, dhe në kërmën e tij kishte një mori bletësh e mjaltë. 9 Atëherë mori mjaltin në dorë dhe po hante teksa ecte. Kur arriti prindërit, u dha edhe atyre që të hanin. Por nuk u tregoi se mjaltin e kishte marrë nga kërma e luanit.

10 I ati zbriti që ta takonte atë grua dhe Samsoni shtroi një gosti siç e kishin zakon të rinjtë. 11 Kur e panë, i sollën 30 shoqërues, që të rrinin me dhëndrin. 12 Pastaj Samsoni u tha: «Ju lutem, lërmëni t’ju tregoj një gjëegjëzë. Nëse e gjeni dhe ma thoni përgjigjen brenda shtatë ditëve të gostisë, unë do t’ju jap 30 rroba linoje dhe 30 palë veshje. 13 Por nëse nuk e gjeni dot, do të më jepni ju 30 rroba linoje dhe 30 palë veshje.» Ata iu përgjigjën: «Na e trego gjëegjëzën; duam ta dëgjojmë.» 14 Atëherë ai u tha:

«Diçka që hahet nga ngrënësi doli,

dhe një gjë e ëmbël nga i forti.»+

Për tri ditë ata nuk e gjetën dot gjëegjëzën. 15 Ditën e katërt i thanë gruas së Samsonit: «Punoji ndonjë rreng burrit tënd+ që të na e tregojë përgjigjen e gjëegjëzës. Përndryshe do të të vëmë zjarrin ty dhe shtëpisë së babait tënd. A na ftuat këtu për të na marrë çdo gjë që kemi?» 16 Kështu gruaja e Samsonit filloi të qante para tij e tha: «Ti më urren; ti nuk më do.+ I the një gjëegjëzë popullit tim, por mua nuk ma tregove përgjigjen.» Por ai ia ktheu: «Kur nuk ia tregova as babait e as nënës sime, pse duhet të ta tregoj ty?» 17 Por ajo qante pa pushim para tij deri ditën e shtatë të gostisë. Më në fund, ditën e shtatë ai ia tregoi, sepse ajo nuk e linte rehat. Pastaj ajo ia tregoi përgjigjen e gjëegjëzës popullit të saj.+ 18 Kështu, ditën e shtatë para se të perëndonte dielli,* burrat e qytetit i thanë:

«Ku ka më të ëmbël se mjalti

dhe më të fortë se luani?»+

Ai ua ktheu:

«Pa ndihmën e gruas sime,*+

ju nuk do ta kishit gjetur gjëegjëzën.»

19 Pastaj fryma e Jehovait i dha fuqi,+ dhe ai zbriti në Ashkelon,+ ku vrau 30 burra. Ua mori veshjet e ua dha atyre që gjetën gjëegjëzën.+ Pastaj u ngjit i tërbuar në shtëpinë e të atit.

20 Kështu gruan e Samsonit+ ia dhanë njërit prej shoqëruesve të dhëndrit.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo