Zakaria
10 «Kërkojini Jehovait shi në kohën e shiut të pranverës.
Jehovai i bën retë e stuhisë
dhe u jep njerëzve rrebeshet e shiut.+
Ai u jep të gjithëve bimësi në arë.
Flasin për ëndrra pa vlerë
e përpiqen më kot të ngushëllojnë.
Ja pse populli do të endet si delet.
Do të vuajë, sepse s’ka asnjë bari.
3 Zemërimi im është ndezur kundër barinjve.
Do t’u kërkoj llogari krerëve shtypës,*
sepse Jehovai i ushtrive e ka drejtuar vëmendjen nga kopeja e tij,+ nga shtëpia e Judës,
dhe e ka bërë atë si kalin e tij madhështor në betejë.
4 Prej Judës do të dalë prijësi,*
prej saj do të dalë qeveritari që siguron mbështetje,*
prej saj do të dalë harku i betejës,
prej saj do të dalë çdo përgjegjës, që të gjithë së bashku.
5 Ata do të bëhen si luftëtarë
që shkelin me këmbë baltën e rrugëve në betejë.
Unë do t’i rikthej,
sepse do t’u tregoj mëshirë.+
Do të bëhen si të mos i kisha hedhur kurrë tej,+
sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre, dhe do t’u përgjigjem lutjeve të tyre.
Bijtë e tyre do të shohin e do të gëzojnë.
Zemra e tyre do të jetë e gëzuar falë Jehovait.+
8 ‘Unë do t’u fishkëllej dhe do t’i mbledh së bashku;
do t’i shpengoj,*+ dhe ata do të bëhen shumë,
e do të jenë gjithmonë të shumtë.
9 Ndonëse do t’i shpërndaj si farë mes popujve,
ata do të më kujtojnë në vendet e largëta.
Bashkë me bijtë e tyre do të rigjallërohen e do të kthehen.
10 Unë do t’i kthej nga vendi i Egjiptit
dhe nga Asiria do t’i mbledh;+
në vendin e Galadit+ e të Libanit do t’i sjell,
e as atje s’do të ketë mjaft vend për ta.+