BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 19
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Krimi seksual i beniaminitëve në Gibeah (1-30)

Gjykatësit 19:1

Referime anësore

  • +1Sa 8:4, 5
  • +Js 17:14, 15
  • +Zn 35:19; Mi 5:2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 19:2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 19:6

Shënimet

  • *

    Ose «e të gëzoftë zemra».

Gjykatësit 19:9

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «tendë».

Gjykatësit 19:10

Referime anësore

  • +Js 15:8, 63; 18:28; Gjy 1:8

Gjykatësit 19:12

Referime anësore

  • +Js 18:28

Gjykatësit 19:13

Referime anësore

  • +Js 18:21, 25

Gjykatësit 19:15

Referime anësore

  • +Zn 19:2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    15/1/2005, f. 27

  • Treguesi i botimeve

    w05 15/1 27

Gjykatësit 19:16

Referime anësore

  • +Gjy 19:1
  • +Js 18:21, 28

Gjykatësit 19:18

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «dhe shërbej në shtëpinë e Jehovait».

Referime anësore

  • +Gjy 19:1, 2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 19:19

Referime anësore

  • +Zn 24:32
  • +Zn 18:5; 19:3

Gjykatësit 19:21

Shënimet

  • *

    Ose «u hodhi tagji».

Gjykatësit 19:22

Referime anësore

  • +Zn 19:4, 5; Le 20:13; Ro 1:27; 1Ko 6:9, 10; Jd 7

Gjykatësit 19:24

Referime anësore

  • +Zn 19:6-8

Gjykatësit 19:25

Referime anësore

  • +Gjy 19:2

Gjykatësit 19:30

Shënimet

  • *

    Ose «këshillohuni».

Referime anësore

  • +Gjy 20:7

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

Gjyk. 19:11Sa 8:4, 5
Gjyk. 19:1Js 17:14, 15
Gjyk. 19:1Zn 35:19; Mi 5:2
Gjyk. 19:10Js 15:8, 63; 18:28; Gjy 1:8
Gjyk. 19:12Js 18:28
Gjyk. 19:13Js 18:21, 25
Gjyk. 19:15Zn 19:2
Gjyk. 19:16Gjy 19:1
Gjyk. 19:16Js 18:21, 28
Gjyk. 19:18Gjy 19:1, 2
Gjyk. 19:19Zn 24:32
Gjyk. 19:19Zn 18:5; 19:3
Gjyk. 19:22Zn 19:4, 5; Le 20:13; Ro 1:27; 1Ko 6:9, 10; Jd 7
Gjyk. 19:24Zn 19:6-8
Gjyk. 19:25Gjy 19:2
Gjyk. 19:30Gjy 20:7
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 19:1-30

Gjykatësit

19 Ato ditë, kur në Izrael nuk kishte mbret,+ një levit, që atëherë banonte në një vend të thellë të rajonit malor të Efraimit,+ mori për grua një konkubinë nga Betlehemi+ i Judës. 2 Por konkubina nuk i qëndroi besnike dhe e la e u kthye në shtëpinë e të atit në Betlehem të Judës, ku qëndroi katër muaj. 3 Pastaj i shoqi shkoi tek ajo që t’i mbushte mendjen të kthehej në shtëpi; me vete kishte edhe shërbëtorin dhe dy gomarë. Kështu ajo e futi në shtëpinë e të atit dhe sa e pa, babai i vajzës u gëzua që e takoi. 4 I vjehrri e bindi që të qëndronte me të për tri ditë; hanin e pinin dhe ai e kalonte natën aty.

5 Ditën e katërt, kur u çuan herët në mëngjes që të iknin, i ati i vajzës i tha dhëndrit: «Ha pak bukë që të marrësh fuqi, e pastaj shko.» 6 Kështu, të dy u ulën dhe hëngrën e pinë bashkë. Më pas, i ati i vajzës i tha: «Të lutem, rri edhe sonte e kënaqu.»* 7 Kur burri u ngrit të ikte, i vjehrri iu lut aq shumë sa ai qëndroi edhe atë natë.

8 Ditën e pestë u çua herët në mëngjes që të nisej, mirëpo i ati i vajzës i tha: «Të lutem, ha pak bukë që të marrësh fuqi.» Ata e morën me nge derisa u bë vonë dhe të dy vazhduan të hanin. 9 Kur u ngrit të ikte bashkë me konkubinën dhe me shërbëtorin e tij, i vjehrri, i ati i vajzës, i tha: «Ja, është pothuajse mbrëmje. Rri, të lutem, edhe sonte se po afron nata. Rri sonte këtu e kënaqu. Pastaj nesër, çohu herët për rrugë e shko në shtëpi.»* 10 Por ai nuk donte të rrinte edhe një natë, kështu u ngrit e udhëtoi deri në Jebus, domethënë në Jerusalem.+ Me vete kishte edhe dy gomarët me samar, konkubinën dhe shërbëtorin e tij.

11 Kur ishin pranë Jebusit, ishte buzëmbrëmje dhe shërbëtori i tha zotërisë: «A të ndalojmë e ta kalojmë natën këtu, në qytetin e jebusitëve?» 12 Por zotëria iu përgjigj: «S’është mirë të ndalojmë në një qytet me të huaj, që nuk janë izraelitë. Më mirë shkojmë deri në Gibeah.»+ 13 Pastaj shtoi: «Provojmë të shkojmë ose në Gibeah, ose në Ramah;+ natën do ta kalojmë në një nga këto vende.» 14 Prandaj vazhduan rrugën dhe, kur dielli nisi të perëndonte, ata ishin afër Gibeahut, që është pronë e Beniaminit.

15 Kështu ndaluan në Gibeah dhe hynë që të kalonin natën. Sapo hynë, u ulën në sheshin e qytetit, por askush nuk po i merrte në shtëpi për të kaluar natën.+ 16 Në fund një burrë i moshuar u kthye atë mbrëmje nga puna në arë. Ai ishte nga rajoni malor i Efraimit+ dhe kishte ca kohë që banonte në Gibeah, kurse vendasit ishin beniaminitë.+ 17 Kur ngriti sytë dhe pa udhëtarin në sheshin e qytetit, burri i moshuar e pyeti: «Nga vjen e ku po shkon?» 18 Ai iu përgjigj: «Vijmë nga Betlehemi i Judës e po shkojmë në një vend të thellë të rajonit malor të Efraimit, prej nga jam. Vajta në Betlehem të Judës+ dhe tani po shkoj në shtëpinë e Jehovait,* mirëpo askush nuk po më mirëpret. 19 Kemi mjaft lëmishte e tagji për gomarët tanë+ dhe bukë+ e verë për mua, për konkubinën e për shërbëtorin tonë. Nuk na mungon asgjë.» 20 Por burri i moshuar tha: «Paqja qoftë me ty! Unë do të kujdesem për çdo gjë që ke nevojë. Veç mos e kalo natën këtu në sheshin e qytetit.» 21 Kështu i çoi në shtëpinë e vet dhe u hodhi për të ngrënë* gomarëve. Pastaj lanë këmbët dhe hëngrën e pinë.

22 Ndërsa po kënaqeshin, disa burra të ndyrë nga qyteti rrethuan shtëpinë dhe i binin fort derës. Ata i thoshin me ngulm burrit të moshuar, të zotit të shtëpisë: «Nxirre jashtë atë burrin që erdhi në shtëpinë tënde, që të kryejmë marrëdhënie me të.»+ 23 Kur dëgjoi këtë, i zoti i shtëpisë doli dhe u tha: «Jo, vëllezërit e mi, mos e bëni këtë ligësi. Ju lutem, ky njeri është mysafir në shtëpinë time. Mos e bëni këtë veprim poshtërues. 24 Ja tek e keni vajzën time virgjëreshë dhe konkubinën e këtij njeriu. Lërmëni që t’jua sjell e ju mund t’i poshtëroni e të bëni ç’të doni me to.+ Por mos ia bëni këtë veprim të turpshëm këtij njeriu.»

25 Por ata nuk deshën ta dëgjonin, prandaj leviti mori konkubinën+ e vet dhe ua nxori jashtë. Ata e përdhunuan dhe abuzuan me të gjithë natën deri në mëngjes. Pastaj, kur po zbardhej, e përzunë. 26 Herët në mëngjes, gruaja erdhi te shtëpia e burrit ku ishte zotëria i saj, dhe te hyrja u rrëzua e mbeti shtrirë derisa u zbardh. 27 Kur zotëria i saj u çua në mëngjes dhe hapi dyert e shtëpisë që të dilte e të vazhdonte rrugën, e pa konkubinën të shtrirë në hyrje të shtëpisë me duart sipër pragut. 28 Ai i tha: «Çohu, eja të shkojmë.» Por ajo nuk u përgjigj. Atëherë leviti e vuri në gomar dhe u nis për në shtëpinë e vet.

29 Kur arriti në shtëpi, mori një hanxhar, kapi konkubinën, e ndau sipas gjymtyrëve në 12 copa, dhe shpërndau nga një copë në çdo fis të Izraelit. 30 Të gjithë ata që e panë këtë, thanë: «Një gjë e tillë s’ka ndodhur e s’është parë kurrë që nga dita kur izraelitët dolën nga Egjipti e deri më sot. Shqyrtojeni këtë çështje me kujdes, konsultohuni*+ e na thoni çfarë të bëjmë.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo