Jeremia
47 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi profetit Jeremia për filistinët,+ përpara se faraoni të godiste Gazën. 2 Kështu thotë Jehovai:
«Ja, ujërat nga veriu po vijnë
dhe janë bërë një përrua përmbytës.
Ato do të përmbytin vendin dhe gjithçka në të,
qytetin dhe banorët e tij.
Burrat do të bërtasin,
dhe kushdo që banon në vend do të ulërijë.
3 Nga zhurma e përplasjes së thundrave të hamshorëve të armikut,
nga gjëmimi i karrocave të tij të luftës,
nga zhurma e rrotave,
etërit nuk do të kthehen që të shpëtojnë as djemtë e vet,
ngaqë do t’i ketë lëshuar zemra,*
4 sepse po vjen dita që do të shkatërrohen të gjithë filistinët,+
që do të shfaroset çdo aleat që ka mbetur në Tir+ e në Sidon.+
5 Në Gazë do të rruajnë kokën.*
Ashkeloni dergjet i rrënuar.+
Futu në mill.*
Pusho dhe hesht!
7 Si mund të rrijë ajo e qetë,
kur Jehovai i ka dhënë një urdhër?
Ai e ka caktuar të sulmojë Ashkelonin dhe bregun e detit.+
Atje e ka caktuar të jetë.»