Këngë e ngjitjeve.
125 Ata që kanë besim te Jehovai,+
janë si mali Sion që nuk lëkundet kurrë,
por qëndron përgjithmonë.+
2 Ashtu si malet rrethojnë Jerusalemin,+
Jehovai rrethon popullin e tij+
tani dhe përgjithmonë.
3 Skeptri i ligësisë s’do të sundojë përherë
në tokën që u është caktuar të drejtëve,+
që të drejtët të mos nisin të bëjnë të keqen.+
4 Me të mira, o Jehova, shpërbleji të mirët,+
po, ata me zemër të drejtë.+
5 Kurse ata që ndjekin udhët dredharake,
Jehovai do t’i zhdukë bashkë me keqbërësit.+
Paqja qoftë mbi Izraelin!