Psalmi
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam.* Kur u fsheh në shpellë për shkak të Saulit.+
57 Ji zemërmirë, o Perëndi, ji zemërmirë me mua,
sepse te ti gjej strehë;+
nën hijen e krahëve të tu do të fshihem derisa të kalojnë telashet.+
2 Unë i thërras Perëndisë, Më të Lartit,
Perëndisë së vërtetë që u jep fund telasheve të mia.
3 Nga qielli ai do të më sjellë ndihmë e do të më shpëtojë;+
ai vetë do t’i pengojë ata që më kafshojnë pareshtur; (Selah)
4 Mes luanëve gjendem i rrethuar,+
ndaj s’më mbetet veçse të shtrihem mes gllabëruesve,
që dhëmbët i kanë si heshta e shigjeta,
dhe gjuhën si shpatë të mprehtë.+
5 Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!
Rrezatoftë lavdia jote në mbarë tokën!+
6 Armiqtë kanë përgatitur një rrjetë për të më zënë këmbët,+
ndaj nga ankthi jam kërrusur i tëri;+
më kanë hapur një gropë në shtegun ku po shkoja,
por brenda ranë ata vetë.+ (Selah)
7 Zemra ime është e palëkundur, o Perëndi!+
Po, e palëkundur është zemra ime!
Për ty do të këndoj dhe do të luaj melodi.
8 Zgjohu, gjithë ti, o qenia ime!*
Zgjohu, o instrument me tela! Zgjohu edhe ti, o harpë!
Se me këngën time agimin do të zgjoj.+
10 Se dashuria jote besnike është aq e madhe sa arrin deri në qiej,+
besnikëria jote deri në kupën qiellore.
11 Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!
Rrezatoftë lavdia jote në mbarë tokën!+