Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Asafit.+ Këngë.
75 Ty të falënderojmë, o Perëndi, ty të falënderojmë!
Emri yt është me ne;+
njerëzit u bëjnë jehonë veprave të tua të mahnitshme.
2 Ti thua: «Pasi caktoj një kohë për të gjykuar,
unë gjykoj me drejtësi.
3 Kur toka dhe tërë banorët e saj tronditeshin,
unë vetë ia mbaja të patundura shtyllat.» (Selah)
4 Atyre që mburren, u them: «Mos u mburrni»,
dhe të ligjve: «Mos e lartësoni veten për fuqinë tuaj!
5 Mos e lartësoni kaq shumë veten për fuqinë tuaj,
mos flisni me arrogancë,
6 sepse lartësimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi e as nga jugu,
7 pasi Gjykatës është vetë Perëndia;+
njërin e ul, kurse tjetrin e lartëson.+
8 Jehovai ka në dorë një kupë,+
një kupë me verë aromatike që shkumëzon.
Ai do ta derdhë patjetër,
dhe të ligjtë në mbarë tokën do ta pinë deri në pikën e fundit.»+
9 Unë do t’i shpall këto gjëra gjithnjë;
do t’i këndoj lavde Perëndisë së Jakobit që thotë:
10 «Të ligjve do t’ua pres fuqinë,
kurse të drejtëve do t’ua shtoj fuqinë.»