Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
21 O Jehova, për forcën tënde mbreti gëzon,+
për dorën tënde shpëtimtare, sa shumë ngazëllon.+
2 Ti ia ke plotësuar dëshirat e zemrës,+
e lutjet e buzëve të tij nuk i ke shpërfillur. (Selah)
3 Ti i dole përpara e me bekime e mbulove,
me një kurorë ari të kulluar e kurorëzove.+
4 Ai të kërkoi jetë, e ti ia dhe,+
një jetë të gjatë, në jetë të jetëve.
5 Dora jote shpëtimtare i sjell shumë lavdi,+
ti e hijeshon me nder e madhështi.
6 Ti i fal bekimet e tua përgjithnjë,+
e falë pranisë sate e mbush me gëzim.+
7 Se mbreti ka besim te Jehovai+
e kurrë s’do të lëkundet falë dashurisë besnike të më të Lartit.+
8 Dora jote do t’i gjejë tërë armiqtë e tu,
e djathta jote do t’i gjejë ata që të urrejnë.
9 Në kohën e hetimit tënd, si një furrnaltë e zjarrtë do të bëhen.
Jehovai do t’i përpijë gjithë zemërim, dhe zjarri do t’i gllabërojë.+
10 Frytin e barkut të tyre, nga faqja e dheut do ta zhdukësh,
pasardhësit e tyre, nga bijtë e njerëzve do t’i heqësh,
11 sepse kanë ndër mend të të bëjnë keq,+
kanë thurur plane që nuk do të kenë sukses.+
12 Por, kur t’i marrësh në shënjestër me harkun tënd,
ata do të sprapsen me siguri.+
13 Ngrihu, o Jehova, trego forcën tënde!
Për fuqinë tënde të madhe lavde do të këndojmë.