BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 15
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Samsoni hakmerret kundër filistinëve (1-20)

Gjykatësit 15:1

Shënimet

  • *

    Ose «dhomën e brendshme».

Gjykatësit 15:2

Referime anësore

  • +Gjy 14:17
  • +Gjy 14:11, 20

Gjykatësit 15:6

Referime anësore

  • +Gjy 14:11, 20
  • +Gjy 14:15

Gjykatësit 15:7

Referime anësore

  • +Gjy 14:4

Gjykatësit 15:8

Shënimet

  • *

    Ose «dhe bëri pirgje me këmbët e me kofshët e tyre».

  • *

    Ose «të çarë».

Gjykatësit 15:9

Referime anësore

  • +2Sa 23:11, 12

Gjykatësit 15:10

Shënimet

  • *

    Ose «Për të lidhur».

Gjykatësit 15:11

Referime anësore

  • +Gjy 13:1

Gjykatësit 15:12

Shënimet

  • *

    Ose «të të lidhim».

Gjykatësit 15:14

Referime anësore

  • +Gjy 13:24, 25; 14:5, 6
  • +Gjy 16:9, 12

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 15:15

Referime anësore

  • +Gjy 3:31

Gjykatësit 15:16

Referime anësore

  • +Gjy 16:30

Gjykatësit 15:17

Shënimet

  • *

    Do të thotë «kodra e nofullës».

Referime anësore

  • +Gjy 15:9

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 15:19

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «iu kthye fryma».

  • *

    Do të thotë «burimi i atij që thërret».

Referime anësore

  • +Eks 17:6

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës (Për studim),

    9/2023, f. 4

Gjykatësit 15:20

Referime anësore

  • +Zn 49:16; Gjy 2:16; 13:1, 5; 16:31; He 11:32

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

Gjyk. 15:2Gjy 14:17
Gjyk. 15:2Gjy 14:11, 20
Gjyk. 15:6Gjy 14:11, 20
Gjyk. 15:6Gjy 14:15
Gjyk. 15:7Gjy 14:4
Gjyk. 15:92Sa 23:11, 12
Gjyk. 15:11Gjy 13:1
Gjyk. 15:14Gjy 13:24, 25; 14:5, 6
Gjyk. 15:14Gjy 16:9, 12
Gjyk. 15:15Gjy 3:31
Gjyk. 15:16Gjy 16:30
Gjyk. 15:17Gjy 15:9
Gjyk. 15:19Eks 17:6
Gjyk. 15:20Zn 49:16; Gjy 2:16; 13:1, 5; 16:31; He 11:32
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 15:1-20

Gjykatësit

15 Pas njëfarë kohe, gjatë ditëve të korrjes së grurit, Samsoni shkoi të vizitonte të shoqen dhe i çoi një kec. Ai i tha babait të saj: «Dua të shkoj te gruaja ime në dhomën e gjumit.»* Por ai nuk e la të hynte 2 dhe i tha: «Unë isha i sigurt se ti e urreje,+ kështu ia dhashë njërit prej shoqëruesve të tu+ kur ishe dhëndër. Motra e saj më e vogël është më e bukur, prandaj, të lutem, merr atë në vend të saj.» 3 Por Samsoni tha: «Këtë herë filistinët nuk mund të më quajnë fajtor, nëse u bëj ndonjë të keqe.»

4 Kështu Samsoni shkoi e zuri 300 dhelpra. Pastaj mori pishtarë, i lidhi dhelprat dy e nga dy nga bishtat dhe midis dy bishtave vuri nga një pishtar. 5 Pastaj i ndezi pishtarët dhe i lëshoi dhelprat nëpër fushat e filistinëve që ishin me drithë të pakorrur. I vuri zjarrin çdo gjëje, nga duajt deri te drithi i pakorrur, si edhe vreshtave dhe ullishteve.

6 Atëherë filistinët pyetën: «Kush e bëri këtë?» U thanë: «Samsoni, dhëndri i timnitit, sepse ky ia mori gruan e ia dha njërit prej shoqëruesve të tij.»+ Prandaj filistinët vajtën e i vunë flakën asaj dhe të atit.+ 7 Atëherë Samsoni u tha: «Meqë vepruat kështu, s’do të pushoj derisa të hakmerrem kundër jush.»+ 8 Pastaj bëri kërdinë dhe i vrau njëri pas tjetrit.* Më pas zbriti e qëndroi në një shpellë* në shkrepin e Etamit.

9 Më vonë, filistinët erdhën, ngritën kampin në Judë dhe shkuan gjithandej nëpër Lehi.+ 10 Atëherë burrat e Judës thanë: «Pse keni dalë kundër nesh?» Ata iu përgjigjën: «Për të kapur rob* Samsonin e për t’ia bërë si na e bëri ai neve.» 11 Kështu 3.000 burra nga Juda zbritën në shpellën e shkrepit të Etamit e i thanë Samsonit: «Nuk e di ti që filistinët sundojnë mbi ne?+ Pse na e bëre këtë?» Ai u tha: «Si ma bënë ata, ashtu ua bëra edhe unë.» 12 Por ata i thanë: «Ne kemi ardhur të të kapim rob* e të të dorëzojmë te filistinët.» Atëherë Samsoni u tha: «M’u betoni se nuk do të vini dorë mbi mua.» 13 Ata i thanë: «Jo, ne vetëm do të të lidhim e do të të dorëzojmë tek ata. Nuk do të të vrasim.»

Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shkrepi. 14 Kur arriti në Lehi, filistinët lëshuan britma fitoreje sapo e panë. Atëherë fryma e Jehovait i dha fuqi Samsonit+ dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri të zhuritura nga zjarri, u shkrinë dhe i ranë nga duart.+ 15 Ai gjeti nofullën e një gomari të ngordhur nga pak kohë, zgjati dorën, e mbërtheu dhe vrau me të 1.000 burra.+ 16 Pastaj Samsoni tha:

«Me një nofull gomari i bëra ata një pirg e dy pirgje!

Me një nofull gomari vrava 1.000 burra!»+

17 Pasi tha këto fjalë, ai e flaku tej nofullën dhe e quajti atë vend Ramat-Lehi.*+ 18 Pastaj e mori shumë etja dhe iu lut Jehovait: «Ti e solle këtë shpëtim të madh me dorën e shërbëtorit tënd. Por tani, a duhet të vdes nga etja dhe të bie në duart e të parrethprerëve?» 19 Atëherë Perëndia hapi një zgavër në Lehi, dhe prej saj doli ujë.+ Kur piu ujë, iu kthyen fuqitë* dhe e mori veten. Prandaj e quajti atë vend En-Hakore* që gjendet edhe sot e kësaj dite në Lehi.

20 Ai ishte gjykatës në Izrael për 20 vjet në kohën e filistinëve.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo