Psalmi
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam.*
58 E si mund të flitni për drejtësinë nëse rrini në heshtje?!+
A mund të gjykoni vallë me drejtësi ju, o bij të njerëzve?!+
4 Nga goja vjellin helm si të gjarprit;+
janë të shurdhër si kobra që veshët i mbyll
5 për të mos dëgjuar zërin e hipnotizuesit,
ndonëse mund ta magjepsë me shumë mjeshtëri.
6 O Perëndi, thyejua dhëmbët krejt!
O Jehova, thërrmojua nofullat këtyre luanëve!*
7 U zhdukshin si ujërat që shteren!
E tendostë Perëndia harkun dhe i rrëzoftë me shigjetat e tij!
8 U bëfshin si kërmilli që tretet tek ecën,
si foshnja që lind e vdekur e që diellin kurrë s’e sheh!
9 Para se tenxheret tuaja të nxehen nga flakët e ferrave,
të gjelbra a në flakë qofshin këto,
Ai do t’i fluturojë tutje si një erë e stuhishme.+
10 I drejti do të gëzojë, sepse ka parë Perëndinë të marrë hak;+
ai ka për t’i larë këmbët në gjakun e të ligut.+
11 Atëherë njerëzit do të thonë: «Me siguri i drejti shpërblehet.+
Vërtet, ka një Perëndi që gjykon mbarë tokën.»+