BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 13
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Një engjëll viziton Manoahun dhe gruan e tij (1-23)

      • Lind Samsoni (24, 25)

Gjykatësit 13:1

Referime anësore

  • +Gjy 2:11, 19; 10:6
  • +Js 13:1-3; Gjy 10:7

Gjykatësit 13:2

Referime anësore

  • +Js 15:20, 33; 19:41, 48
  • +Gjy 16:31
  • +Zn 49:16
  • +Zn 30:22, 23

Gjykatësit 13:3

Referime anësore

  • +Zn 18:10; 1Sa 1:20; Lu 1:11, 13

Gjykatësit 13:4

Referime anësore

  • +Nu 6:2, 3; Lu 1:15
  • +Le 11:26, 27

Gjykatësit 13:5

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin.

  • *

    Fjalë për fjalë «nga barku».

Referime anësore

  • +Nu 6:2, 5
  • +Gjy 2:16; 13:1; Ne 9:27

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Përkthimi Bota e Re, f. 1769

    Kulla e Rojës,

    15/3/2005, f. 25

  • Treguesi i botimeve

    w05 15/3 25

Gjykatësit 13:6

Referime anësore

  • +Gjy 13:17, 18

Gjykatësit 13:7

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «nga barku».

Gjykatësit 13:8

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    15/11/2015, f. 3

    15/8/2013, f. 16

  • Treguesi i botimeve

    w15 15/11 3; w13 15/8 16

Gjykatësit 13:10

Referime anësore

  • +Gjy 13:3

Gjykatësit 13:12

Referime anësore

  • +Gjy 13:8

Gjykatësit 13:13

Referime anësore

  • +Gjy 13:4

Gjykatësit 13:14

Referime anësore

  • +Nu 6:2, 3
  • +Le 11:26, 27

Gjykatësit 13:15

Referime anësore

  • +Zn 18:5, 7; Gjy 6:18, 19; He 13:2

Gjykatësit 13:17

Referime anësore

  • +Zn 32:29; Gjy 13:6

Gjykatësit 13:18

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

    Kulla e Rojës,

    1/8/2013, f. 10

  • Treguesi i botimeve

    w13 1/8 10

Gjykatësit 13:21

Referime anësore

  • +Gjy 6:22, 23

Gjykatësit 13:22

Referime anësore

  • +Eks 33:20; Gjo 1:18

Gjykatësit 13:23

Referime anësore

  • +Gjy 13:16

Gjykatësit 13:24

Referime anësore

  • +He 11:32

Gjykatësit 13:25

Referime anësore

  • +Gjy 3:9, 10; 6:34; 11:29; 1Sa 11:6
  • +Gjy 18:11, 12
  • +Js 15:20, 33

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

Gjyk. 13:1Gjy 2:11, 19; 10:6
Gjyk. 13:1Js 13:1-3; Gjy 10:7
Gjyk. 13:2Js 15:20, 33; 19:41, 48
Gjyk. 13:2Gjy 16:31
Gjyk. 13:2Zn 49:16
Gjyk. 13:2Zn 30:22, 23
Gjyk. 13:3Zn 18:10; 1Sa 1:20; Lu 1:11, 13
Gjyk. 13:4Nu 6:2, 3; Lu 1:15
Gjyk. 13:4Le 11:26, 27
Gjyk. 13:5Nu 6:2, 5
Gjyk. 13:5Gjy 2:16; 13:1; Ne 9:27
Gjyk. 13:6Gjy 13:17, 18
Gjyk. 13:10Gjy 13:3
Gjyk. 13:12Gjy 13:8
Gjyk. 13:13Gjy 13:4
Gjyk. 13:14Nu 6:2, 3
Gjyk. 13:14Le 11:26, 27
Gjyk. 13:15Zn 18:5, 7; Gjy 6:18, 19; He 13:2
Gjyk. 13:17Zn 32:29; Gjy 13:6
Gjyk. 13:21Gjy 6:22, 23
Gjyk. 13:22Eks 33:20; Gjo 1:18
Gjyk. 13:23Gjy 13:16
Gjyk. 13:24He 11:32
Gjyk. 13:25Gjy 3:9, 10; 6:34; 11:29; 1Sa 11:6
Gjyk. 13:25Gjy 18:11, 12
Gjyk. 13:25Js 15:20, 33
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 13:1-25

Gjykatësit

13 Izraelitët bënë përsëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ dhe Jehovai i dha në duart e filistinëve+ për 40 vjet.

2 Ndërkohë, në Zorah+ ishte një burrë me emrin Manoah+ nga familja e danitëve.+ Gruaja e tij ishte shterpë, pa fëmijë.+ 3 Pas ca kohësh, engjëlli i Jehovait iu shfaq gruas dhe i tha: «Ndonëse je shterpë, pa fëmijë, ti do të mbetesh shtatzënë e do të lindësh një djalë.+ 4 Ki kujdes, mos pi verë ose ndonjë pije tjetër alkoolike+ dhe mos ha asgjë të papastër.+ 5 Pa diskutim do të mbetesh shtatzënë e do të lindësh një djalë. Mbi kokën e tij nuk duhet të kalojë brisku,+ sepse fëmija do të jetë nazire* i Perëndisë që nga lindja.* Ai do të marrë përsipër të shpëtojë Izraelin nga duart e filistinëve.»+

6 Atëherë gruaja shkoi e i tha të shoqit: «Tek unë erdhi një njeri i Perëndisë së vërtetë. Ai ngjante si një engjëll i Perëndisë së vërtetë dhe të ngjallte nderim të thellë. Unë nuk e pyeta nga ishte, as ai nuk ma tregoi emrin,+ 7 por më tha: ‘Ja! Ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë. Mos pi verë ose ndonjë pije tjetër alkoolike dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë nazire i Perëndisë që nga lindja* deri ditën e vdekjes.’»

8 Manoahu iu përgjërua Jehovait: «Të më falësh, o Jehova. Të lutem, lëre njeriun e Perëndisë së vërtetë që dërgove, të vijë përsëri që të na mësojë çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që do të lindë.» 9 Kështu, Perëndia i vërtetë e dëgjoi Manoahun dhe engjëlli i Perëndisë së vërtetë erdhi përsëri te gruaja, tek po rrinte ulur në arë; i shoqi, Manoahu, nuk ishte me të. 10 Gruaja vrapoi me të shpejtë dhe i tha të shoqit: «Shiko, m’u shfaq ai burri që erdhi dje tek unë.»+

11 Atëherë Manoahu u ngrit e shkoi me të shoqen tek ai dhe i tha: «Ti je burri që foli me gruan time?» Ai iu përgjigj: «Unë jam.» 12 Pastaj Manoahu tha: «Dalshin të vërteta fjalët e tua! Ç’jetë dhe ç’punë do të bëjë fëmija?»+ 13 Engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Gruaja jote duhet të ketë kujdes të mos prekë asgjë nga ato që i përmenda.+ 14 Nuk duhet të hajë asgjë që del nga hardhia, nuk duhet të pijë verë ose ndonjë pije tjetër alkoolike+ dhe nuk duhet të hajë asgjë të papastër.+ Të zbatojë të gjitha ato që i urdhërova.»

15 Tani Manoahu i tha engjëllit të Jehovait: «Të lutemi, qëndro dhe na lejo të të përgatitim një kec.»+ 16 Por engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Edhe nëse qëndroj, nuk do ta ha ushqimin tënd, por nëse do, mund t’ia paraqitësh si blatim të djegur Jehovait.» Manoahu nuk e dinte që ai ishte engjëlli i Jehovait. 17 Pastaj Manoahu i tha engjëllit të Jehovait: «Si e ke emrin,+ që të të nderojmë kur fjala jote të dalë e vërtetë?» 18 Por engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Pse do ta dish emrin tim? Ai është i mrekullueshëm.»

19 Atëherë Manoahu mori kecin dhe blatimin në drithë e ia paraqiti mbi shkëmb Jehovait. Teksa Manoahu dhe e shoqja po shikonin, Ai bëri diçka të mrekullueshme. 20 Ndërsa flaka ngjitej nga altari drejt qiellit, ata panë edhe engjëllin e Jehovait që ngjitej mes flakëve, prandaj Manoahu dhe e shoqja u përkulën menjëherë me fytyrë përtokë. 21 Engjëlli i Jehovait nuk iu shfaq më Manoahut dhe gruas së tij. Atëherë Manoahu e kuptoi se ai ishte engjëlli i Jehovait.+ 22 Pastaj ai i tha së shoqes: «Pa diskutim do të vdesim, sepse kemi parë Perëndinë.»+ 23 Por e shoqja i tha: «Nëse do të donte që të na vriste, Jehovai nuk do ta kishte pranuar blatimin e djegur+ dhe blatimin në drithë nga duart tona. As nuk do të na i kishte treguar dhe as nuk do të na i kishte thënë tërë këto gjëra.»

24 Më vonë, gruaja lindi një djalë dhe ia vuri emrin Samson.+ Ndërsa djali rritej, Jehovai e bekonte. 25 Me kalimin e kohës, fryma e Jehovait e nxiti që të vepronte+ kur ishte në Mahaneh-Dan,+ që gjendet mes Zorahut dhe Eshtaolit.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo