Psalmi
Maskil.* Psalm i Davidit kur ishte në shpellë.+ Lutje.
142 Me zërin tim, Jehovait i thërras për ndihmë.+
Me zërin tim, Jehovait i përgjërohem për pëlqimin e tij.
3 Kur zemra më mpaket,* ty të përgjërohem.
Atëherë ti i mban sytë e tu vigjilues mbi hapat e mi,+
sepse në shtegun ku vë këmbët,
armiqtë fshehin gracka për të më zënë.
S’kam vend ku t’ia mbath;+
askush nuk merakoset për mua.
Veç ty të kam* në jetë!»
6 Vërja veshin thirrjes sime për ndihmë,
sepse jam katandisur si mos më keq.
Më çliro nga duart e atyre që më përndjekin,+
sepse janë më të fortë se unë.
7 Nxirrmë nga kjo birucë e errët,
që emrin tënd të përlëvdoj.
E kur të shohin sa zemërmirë je treguar me mua,
të drejtët do të mblidhen rreth meje.