Jobi
18 Beldadi,+ shuahiti, ia ktheu:
2 «Kur do t’u jepni* fund fjalëve?
Vëreni në punë mendjen, e pastaj flasim.
4 Edhe nëse ti e ha veten nga zemërimi,
mos do të mbetet e shkretë toka për hatrin tënd,
mos do të shkojnë gjëkundi shkëmbinjtë?
6 Me siguri drita në tendë do t’i errësohet,
dhe llamba që ka sipër kokës do t’i shuhet.
7 Hapat e vrullshëm do t’i ngadalësohen,
e nga planet e veta do të shembet përdhe,+
8 sepse me këmbët e veta do të shkojë drejt rrjetës,
e në të do të ngatërrohet keq.
10 Një litar është fshehur në tokë për të,
një grackë është ngritur në shtegun e tij.
16 Poshtë do t’i kalben rrënjët
e sipër do t’i thahen degët.
18 Do ta flakin nga drita në errësirë,
nga faqja e dheut do ta dëbojnë.
19 Mes popullit të tij s’do të lërë as pasardhës e as trashëgimtarë;
në vendin ku banon* s’do të ketë të mbijetuar.
20 Kur t’i vijë dita, popujt në Perëndim do të shtangen,
dhe popujt në Lindje do t’i zërë tmerri.
21 Ja pra, kështu e pësojnë tendat e keqbërësve
dhe vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë.»