Jobi
5 Thërrit, pra! A të përgjigjet kush?
Cilit prej engjëjve* do t’i drejtohesh?
2 Mllefi do ta vrasë të marrin,
dhe zilia do ta zhdukë naivin.
3 E pashë të marrin të lëshonte rrënjë,
por krejt papritur banesën ia mallkuan.
4 Bijtë e tij nuk janë aspak të sigurt,
i shtypin me këmbë te porta e qytetit+ e s’ka kush t’i shpëtojë.
5 Atë që korr ai, e ha i urituri,
e madje edhe atë që rritet mes gjembave ia merr,
e gjithë zotërimet e veta e të fëmijëve të tij i grabitin.
6 Megjithatë e keqja nuk del nga toka,
e telashet nuk mbijnë nga dheu.
7 Ashtu si shkëndijat ngjiten lart e pastaj shuhen,
edhe njeriu vjen në jetë për të vuajtur.
8 Por, po të isha në vendin tënd, do t’i drejtohesha Perëndisë,
Atij do t’ia parashtroja çështjen time;
9 Atij që bën gjëra madhështore e të pahetueshme,
gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar;
10 Atij që i jep shiun tokës dhe e ujit mbarë vendin;
11 Atij që i lartëson të përulurit
që i ngre lart zemërlëshuarit e u sjell shpëtim;
12 Atij që ua prish planet dinakëve,
që vepra e duarve të tyre të dështojë;
13 Atij që i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre,+
me qëllim që planet e mendjemprehtëve të prishen.
14 Edhe ditën këta i pushton errësira,
në mes të ditës kërkojnë qorrazi si të ishte natë.
15 Atij që të shpëton nga gjuha e tyre si shpatë,*
që çliron të varfrit nga dora e të fuqishmëve,
16 që i përvuajturi të ketë shpresë,
kurse të padrejtit t’i mbyllet goja.
17 Lum ai që Perëndia e korrigjon!
Mos e hidh poshtë disiplinën* e të Plotfuqishmit,
18 sepse ai vërtet të sjell dhembje, por edhe ta lidh plagën;
të bën copë, por edhe të shëron me dorën e vet.
19 Nga gjashtë vuajtje do të të çlirojë,
madje as vuajtja e shtatë s’do të të prekë.
22 Do të qeshësh me shkatërrimin dhe urinë,
egërsirat e tokës s’do t’i kesh frikë.
24 Brenda tendës sate do të ndihesh i sigurt,*
kur të vështrosh kullotat e tua, s’do të të mungojë asgjë.
25 Do të të lindin shumë fëmijë;
pasardhësit e tu do të jenë të shumtë si bimët e tokës.
26 Do të jesh plot fuqi kur të shkosh në varr,
si duajt e grurit që korren në stinën e tyre.
27 Ja, këto i kemi vërtetuar, dhe kështu është.
Mendo mirë për këto dhe pranoji!»