25 Beldadi,+ shuahiti, iu përgjigj:
2 «Atij i përket mbretërimi;
ai ka forcë të tmerrshme;
ai vë paqe lart në qiell.
3 A kanë të numëruar trupat e tij ushtarake?
Mbi kë nuk shkëlqen drita e tij?
4 Ndaj si mund të jetë i drejtë njeriu në sytë e Perëndisë?+
Si mund të jetë i pafajshëm njeriu i lindur nga një grua?+
5 As hëna nuk shndrit para tij,
as yjet nuk janë të pastër në sytë e tij.
6 Aq më tepër njeriu, që s’është veçse vemje,
dhe biri i njeriut, që s’është veçse krimb!»