Psalmi
Psalm i Davidit.
Nëse nuk më përgjigjesh,
do të katandisem si ata që përfundojnë në gropë.*+
2 Dëgjomi përgjërimet kur të thërras për ndihmë,
dëgjomë kur në lutje i ngre duart drejt Më të Shenjtës në shenjtëroren tënde.+
3 Mos më ndëshko bashkë me të ligjtë, me ata që bëjnë veç keq,+
me ata që u flasin miqësisht* shokëve të tyre, por në zemër u prehet ligësia.+
Kthejua sipas veprave të duarve të tyre,
jepua hakun siç e meritojnë,+
5 sepse e shpërfillin atë që bën ti, o Jehova,+
e për veprën e duarve të tua, s’duan t’ia dinë.+
Ai do t’i shembë përtokë e më nuk do t’i rimëkëmbë.
6 Jehovai qoftë lëvduar,
sepse i ka dëgjuar përgjërimet e mia për ndihmë!
Gjithë gëzim zemra më gufon, se ai më është bërë krah,
ndaj me këngën time do ta lëvdoj.
9 Shpëtoje popullin tënd, bekoje trashëgiminë tënde.+
Kullote e në krahët e tu mbaje përgjithnjë.+