BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 23
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Kronikave

      • Ndërhyrja e Jehojadës; Jehoasi bëhet mbret (1-11)

      • Atalia vritet (12-15)

      • Reformat e Jehojadës (16-21)

2 Kronikave 23:1

Shënimet

  • *

    Ose «një besëlidhje».

Referime anësore

  • +2Mb 11:4

2 Kronikave 23:2

Referime anësore

  • +2Kr 8:14

2 Kronikave 23:3

Referime anësore

  • +2Sa 5:3
  • +2Sa 7:8, 12; 1Mb 2:4; 9:5; Ps 89:20, 29

2 Kronikave 23:4

Referime anësore

  • +1Kr 24:3
  • +2Mb 11:5-8; 1Kr 9:22-25; 26:1

2 Kronikave 23:5

Shënimet

  • *

    Ose «pallatin mbretëror».

Referime anësore

  • +1Mb 7:1
  • +1Mb 7:12

2 Kronikave 23:6

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +1Kr 23:28, 32

2 Kronikave 23:7

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «kur të dalë dhe kur të hyjë».

2 Kronikave 23:8

Referime anësore

  • +2Mb 11:9-12
  • +1Kr 24:1; 26:1

2 Kronikave 23:9

Shënimet

  • *

    Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.

Referime anësore

  • +2Mb 11:4
  • +2Sa 8:7
  • +1Kr 26:26, 27; 2Kr 5:1

2 Kronikave 23:10

Shënimet

  • *

    Ose «heshtën».

2 Kronikave 23:11

Shënimet

  • *

    Ose «diademën».

  • *

    Ka mundësi një rrotull që kishte Ligjin e Perëndisë.

  • *

    Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +2Mb 11:2
  • +Lp 17:18
  • +1Sa 10:1, 24

2 Kronikave 23:12

Referime anësore

  • +2Mb 11:13-16

2 Kronikave 23:13

Referime anësore

  • +2Kr 23:1
  • +1Mb 1:39, 40

2 Kronikave 23:16

Referime anësore

  • +2Mb 11:17, 18; 2Kr 34:1, 31

2 Kronikave 23:17

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «shtëpinë».

  • *

    Ose «Idhujt».

Referime anësore

  • +2Mb 10:27, 28
  • +Lp 12:3; 2Kr 34:1, 4
  • +Lp 13:5; 1Mb 18:40

2 Kronikave 23:18

Referime anësore

  • +1Kr 23:6, 30, 31
  • +Eks 29:38; Nu 28:2

2 Kronikave 23:19

Referime anësore

  • +1Kr 9:26; 26:1, 13

2 Kronikave 23:20

Referime anësore

  • +2Mb 11:9
  • +1Mb 7:7
  • +2Mb 11:19, 20

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

2 Kron. 23:12Mb 11:4
2 Kron. 23:22Kr 8:14
2 Kron. 23:32Sa 5:3
2 Kron. 23:32Sa 7:8, 12; 1Mb 2:4; 9:5; Ps 89:20, 29
2 Kron. 23:41Kr 24:3
2 Kron. 23:42Mb 11:5-8; 1Kr 9:22-25; 26:1
2 Kron. 23:51Mb 7:1
2 Kron. 23:51Mb 7:12
2 Kron. 23:61Kr 23:28, 32
2 Kron. 23:82Mb 11:9-12
2 Kron. 23:81Kr 24:1; 26:1
2 Kron. 23:92Mb 11:4
2 Kron. 23:92Sa 8:7
2 Kron. 23:91Kr 26:26, 27; 2Kr 5:1
2 Kron. 23:112Mb 11:2
2 Kron. 23:11Lp 17:18
2 Kron. 23:111Sa 10:1, 24
2 Kron. 23:122Mb 11:13-16
2 Kron. 23:132Kr 23:1
2 Kron. 23:131Mb 1:39, 40
2 Kron. 23:162Mb 11:17, 18; 2Kr 34:1, 31
2 Kron. 23:172Mb 10:27, 28
2 Kron. 23:17Lp 12:3; 2Kr 34:1, 4
2 Kron. 23:17Lp 13:5; 1Mb 18:40
2 Kron. 23:181Kr 23:6, 30, 31
2 Kron. 23:18Eks 29:38; Nu 28:2
2 Kron. 23:191Kr 9:26; 26:1, 13
2 Kron. 23:202Mb 11:9
2 Kron. 23:201Mb 7:7
2 Kron. 23:202Mb 11:19, 20
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Kronikave 23:1-21

Libri i dytë i Kronikave

23 Vitin e shtatë Jehojada veproi me guxim dhe bëri një pakt* me krerët e qindësheve,+ domethënë me Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohananit, Azariahun, birin e Obedit, Masejahun, birin e Adajahut dhe Elishafatin, birin e Zikrit. 2 Atëherë ata shkuan anembanë Judës, mblodhën levitët+ nga gjithë qytetet e Judës e krerët e shtëpive atërore të Izraelit. Kur erdhën në Jerusalem, 3 i gjithë kongregacioni bëri një besëlidhje+ me mbretin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Më pas Jehojada u tha:

«Ja! Biri i mbretit do të mbretërojë, ashtu si premtoi Jehovai për bijtë e Davidit.+ 4 Do të bëni kështu: një e treta e priftërinjve dhe e levitëve që do të jenë në detyrë+ në Sabat, do të jenë derëtarë;+ 5 një e treta do të jetë në shtëpinë e mbretit;*+ një e treta do të jetë në Portën e Themelit dhe tërë populli do të jetë në oborret e shtëpisë së Jehovait.+ 6 Mos lini asnjë të hyjë në shtëpinë e Jehovait, përveç priftërinjve e levitëve që janë në shërbim.+ Këta mund të hyjnë, sepse janë një grup i shenjtë,* dhe gjithë populli do të përmbushë detyrimin ndaj Jehovait. 7 Levitët duhet t’i rrinë mbretit rreth e qark, secili me armët e veta në dorë. Ai që hyn në shtëpi, të vritet. Qëndroni me mbretin kudo që të shkojë.»*

8 Levitët dhe gjithë Juda bënë pikërisht atë që u urdhëroi prifti Jehojada. Kështu secili mori njerëzit e vet që ishin në detyrë atë Sabat, bashkë me ata që nuk ishin në detyrë atë Sabat,+ sepse prifti Jehojada i mbajti ndarjet+ në shërbim, ndonëse turni i tyre kishte mbaruar. 9 Atëherë prifti Jehojada u dha krerëve të qindësheve+ heshtat, shqytet* dhe mburojat e rrumbullakëta të mbretit David,+ që ishin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 10 Pastaj e vendosi gjithë popullin, secilin me armën* e vet në dorë, nga ana e djathtë e shtëpisë deri në anën e majtë të saj, afër altarit, afër shtëpisë, pra përreth mbretit. 11 Pastaj nxorën birin e mbretit,+ i vunë në kokë kurorën* dhe Dëshminë*+ dhe e bënë mbret. Jehojada me bijtë e tij e mirosën,* e më pas thanë: «Rroftë mbreti!»+

12 Sapo dëgjoi zhurmën e popullit që vraponte dhe lëvdonte mbretin, Atalia vajti te populli në shtëpinë e Jehovait.+ 13 Pastaj pa mbretin që qëndronte pranë shtyllës së tij në hyrje. Me të ishin princat+ e trumbetarët, dhe gjithë populli gëzonte+ e u binte trumbetave, dhe këngëtarët me instrumentet muzikore po u prinin këngëve të lëvdimit. Menjëherë Atalia shqeu rrobat dhe thirri: «Komplot! Komplot!» 14 Por prifti Jehojada nxori krerët e qindësheve, të emëruarit e ushtrisë, dhe u tha: «Nxirreni nga radhët dhe vritni me shpatë këdo që i shkon pas!» Në fakt prifti kishte thënë: «Mos e vritni në shtëpinë e Jehovait.» 15 Kështu ata e kapën dhe, me të mbërritur në hyrjen e Portës së Kuajve të shtëpisë së mbretit, e vranë.

16 Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje mes tij, tërë popullit dhe mbretit, se do të vazhdonin të ishin populli i Jehovait.+ 17 Pas kësaj, gjithë populli vajti në tempullin* e Baalit dhe e rrëzoi.+ Altarët dhe shëmbëlltyrat* e tij i bënë copë-copë,+ kurse Matanin, priftin e Baalit,+ e vranë para altarëve. 18 Atëherë Jehojada e la mbikëqyrjen e shtëpisë së Jehovait në dorë të priftërinjve dhe të levitëve. Këta Davidi i kishte caktuar sipas ndarjeve të tyre si përgjegjës në shtëpinë e Jehovait, për t’i bërë flijime të djegura Jehovait+ sipas asaj që është shkruar në Ligjin e Moisiut,+ me gëzim e me këngë, sipas udhëzimeve të Davidit. 19 Gjithashtu, ai i vendosi derëtarët+ te portat e shtëpisë së Jehovait, që të mos hynte asnjë i papastër. 20 Ai mori krerët e qindësheve,+ fisnikët, qeveritarët e popullit dhe tërë popullin, dhe e shoqëruan mbretin nga shtëpia e Jehovait për te shtëpia e mbretit nëpërmjet portës së sipërme; pastaj e ulën mbretin në fronin+ mbretëror.+ 21 Kështu gjithë populli gëzonte dhe qyteti pati paqe, sepse Atalinë e kishin vrarë me shpatë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo