Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019 Përmbajtja e Jobit JOBI PËRMBAJTJA 1 Integriteti dhe pasuria e Jobit (1-5) Satanai vë në diskutim motivet e Jobit (6-12) Jobi humb zotërimet dhe fëmijët (13-19) Jobi nuk fajëson Perëndinë (20-22) 2 Satanai vë në diskutim sërish motivet e Jobit (1-5) Satanai lejohet të godasë shëndetin e Jobit (6-8) Gruaja e Jobit: «Mallko Perëndinë dhe vdis!» (9, 10) Vijnë tre shokët e Jobit (11-13) 3 Jobi vajton për lindjen e tij (1-26) Pyet pse po vuan (20, 21) 4 Fjalimi i parë i Elifazit (1-21) Përçmon integritetin e Jobit (7, 8) Tregon mesazhin e një krijese të padukshme (12-17) ‘Perëndia s’u zë besë shërbëtorëve të vet’ (18) 5 Vazhdon fjalimi i parë i Elifazit (1-27) ‘Perëndia i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre’ (13) ‘Jobi s’duhet ta hedhë poshtë disiplinën e Perëndisë’ (17) 6 Përgjigjja e Jobit (1-30) Pretendon se ka të drejtë të ankohet (2-6) Ngushëlluesit e tij janë të pabesë (15-18) «Fjalët e sinqerta nuk sjellin dhembje!» (25) 7 Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-21) Jeta është luftë (1, 2) «Pse më ke vënë në shënjestër?» (20) 8 Fjalimi i parë i Beldadit (1-22) Lë të kuptohet se bijtë e Jobit kanë mëkatuar (4) ‘Po të ishe i kulluar, Perëndia do të të mbronte’ (6) Lë të kuptohet se Jobi është i lig (13) 9 Përgjigjja e Jobit (1-35) Njeriu nuk debaton dot me Perëndinë (2-4) ‘Perëndia bën gjëra të pahetueshme’ (10) Njeriu nuk ballafaqohet dot me Perëndinë (32) 10 Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-22) ‘Pse më kundërvihet Perëndia?’ (2) Perëndia në krahasim me Jobin vdekatar (4-12) ‘A mund të gjej pak lehtësim?’ (20) 11 Fjalimi i parë i Zofarit (1-20) E akuzon Jobin për fjalë boshe (2, 3) I thotë Jobit ta flakë të keqen (14) 12 Përgjigjja e Jobit (1-25) «Nuk qëndroj më poshtë se ju» (3) «Jam bërë gazi i botës» (4) ‘Perëndia është i mençur’ (13) Perëndia është më i lartë se gjykatësit e mbretërit (17, 18) 13 Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-28) ‘Sa do të doja të flitja me Perëndinë’ (3) «Jeni mjekë që nuk shëroni» (4) «E di se kam të drejtë» (18) Pyet pse Perëndia e konsideron si armik (24) 14 Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-22) Njeriu është jetëshkurtër dhe i mbytur me halle (1) «Edhe për një pemë ka shpresë» (7) «Ah, sikur të më fshihje në Varr!» (13) «Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?» (14) Perëndia do të ketë mall për veprën e duarve të tij (15) 15 Fjalimi i dytë i Elifazit (1-35) Pohon se Jobi nuk ka frikë nga Perëndia (4) E quan Jobin arrogant (7-9) ‘Perëndia nuk ka besim as te engjëjt e vet’ (15) ‘I ligu mundohet’ (20-24) 16 Përgjigjja e Jobit (1-22) ‘Ju ma bëni zemrën plagë!’ (2) Pohon se Perëndia e ka bërë shënjestrën e tij (12) 17 Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-16) «Tallësit më rrethojnë» (2) «Perëndia më ka bërë gazin e botës» (6) «Varri do të më bëhet shtëpi» (13) 18 Fjalimi i dytë i Beldadit (1-21) Përshkruan shortin e mëkatarëve (5-20) Lë të kuptohet se Jobi nuk e njeh Perëndinë (21) 19 Përgjigjja e Jobit (1-29) Hedh poshtë qortimin e «shokëve» (1-6) Thotë se e kanë braktisur (13-19) «Shpenguesi im rron» (25) 20 Fjalimi i dytë i Zofarit (1-29) Ndihet i ofenduar nga Jobi (2, 3) Lë të kuptohet se Jobi është i lig (5) Pohon se Jobi kënaqet me mëkatin (12, 13) 21 Përgjigjja e Jobit (1-34) ‘Pse të ligjtë begatohen?’ (7-13) Demaskon «ngushëlluesit» e tij (27-34) 22 Fjalimi i tretë i Elifazit (1-30) ‘Ç’i hyn në punë njeriu Perëndisë?’ (2, 3) Akuzon Jobin për lakmi dhe padrejtësi (6-9) ‘Kthehu te Perëndia dhe do ta marrësh veten’ (23) 23 Përgjigjja e Jobit (1-17) Do që t’ia parashtrojë çështjen e vet Perëndisë (1-7) Thotë se nuk e gjen dot Perëndinë (8, 9) «Kam qëndruar në udhën e tij pa u shmangur» (11) 24 Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-25) ‘Pse nuk ka caktuar një kohë Perëndia?’ (1) Thotë se Perëndia e lejon ligësinë (12) Mëkatarëve iu pëlqen errësira (13-17) 25 Fjalimi i tretë i Beldadit (1-6) ‘Si mund të jetë i pafajshëm njeriu para Perëndisë?’ (4) Pohon se integriteti i njeriut është i kotë (5, 6) 26 Përgjigjja e Jobit (1-14) «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin!» (1-4) ‘Perëndia e mban tokën varur në asgjë’ (7) ‘Veç thekët e udhëve të Perëndisë’ (14) 27 Jobi është i vendosur të mbajë integritetin (1-23) «Nga integriteti im nuk do të heq dorë» (5) I ligu nuk ka shpresë (8) «Pse janë kaq boshe gjithë fjalët tuaja?» (12) I ligu ngelet pa gjë (13-23) 28 Jobi bën dallimin mes pasurive të tokës dhe mençurisë (1-28) Përpjekjet e njeriut për të gërmuar thellë në tokë (1-11) Mençuria vlen shumë më tepër se margaritarët (18) Të kesh nderim të thellë për Jehovain, do të thotë mençuri e vërtetë (28) 29 Jobi kujton ditët e lumtura para sprovave (1-25) I respektuar në portën e qytetit (7-10) Sjellja e tij e drejtë në të kaluarën (11-17) Të gjithë ia vinin veshin këshillës së tij (21-23) 30 Jobi përshkruan si i ka ndryshuar jeta (1-31) E tallin njerëz të pavlerë (1-15) I duket sikur Perëndia s’e ndihmon (20, 21) «Lëkura më është nxirë» (30) 31 Jobi mbron integritetin e vet (1-40) «Një besëlidhje me sytë e mi» (1) Kërkon që Perëndia ta peshojë (6) Nuk është kurorëshkelës (9-12) Nuk e lakmon paranë (24, 25) Nuk është idhujtar (26-28) 32 Elihu i ri fillon të diskutojë (1-22) Zemërohet me Jobin dhe me shokët e Jobit (2, 3) Nga respekti, priti para se të fliste (6, 7) Mosha s’të bën medoemos të mençur (9) Elihu mezi pret të flasë (18-20) 33 Elihu e korrigjon Jobin ngaqë e mban veten për të drejtë (1-33) Gjendet një shpërblesë (24) I kthehet gjallëria e ditëve të rinisë (25) 34 Elihu mbron drejtësinë dhe udhët e Perëndisë (1-37) Jobi tha se Perëndia ia ka mohuar drejtësinë (5) Perëndia i vërtetë nuk vepron kurrë me ligësi (10) Jobi nuk i di gjërat (35) 35 Elihu nxjerr në pah arsyetimin e gabuar të Jobit (1-16) Jobi thotë se është më i drejtë se Perëndia (2) Perëndia është aq i lartë sa nuk ndikohet nga mëkati (5, 6) Jobi duhet të presë Perëndinë (14) 36 Elihu lartëson madhështinë e pahetueshme të Perëndisë (1-33) Ata që binden, begatohen; të ligjtë hidhen poshtë (11-13) «E ku ka mësues si Perëndia?!» (22) Jobi duhet të madhërojë Perëndinë (24) «Madhështinë e Perëndisë as që e konceptojmë dot» (26) Perëndia ka në kontroll shiun dhe rrufetë (27-33) 37 Forcat e natyrës zbulojnë madhështinë e Perëndisë (1-24) Perëndia mund t’i ndalojë veprimtaritë e njerëzve (7) ‘Mendo për veprat e mrekullueshme të Perëndisë’ (14) Njeriu nuk arrin ta kuptojë Perëndinë (23) Asnjeri s’duhet ta mbajë veten për të mençur (24) 38 Jehovai jep një mësim për të treguar sa i vogël është njeriu (1-41) ‘Ku ishe kur u krijua toka?’ (4-6) Bijtë e Perëndisë brohoritnin tërë ngazëllim (7) Pyetje rreth fenomeneve natyrore (8-32) «Ligjet që drejtojnë trupat qiellorë» (33) 39 Krijimi i kafshëve tregon padijen e njeriut (1-30) Dhitë e malit dhe drenushat (1-4) Gomari i egër (5-8) Demi i egër (9-12) Struci (13-18) Kali (19-25) Fajkoi dhe shqiponja (26-30) 40 Jehovai bën pyetje të tjera (1-24) Jobi e pranon se nuk ka çfarë të thotë (3-5) «Mos do ta vësh në diskutim drejtësinë time?» (8) Perëndia përshkruan forcën e behemothit (15-24) 41 Perëndia përshkruan leviathanin e jashtëzakonshëm (1-34) 42 Jobi i përgjigjet Jehovait (1-6) Tre shokët e Jobit konsiderohen fajtorë (7-9) Jehovai ia kthen përsëri begatinë Jobit (10-17) Djemtë dhe vajzat e Jobit (13-15)