NEHEMIA
1 Fjalët e Nehemisë,*+ birit të Hakaliahut: Në muajin hislev* të vitit të 20-të, isha në kështjellën e Shushanit.*+ 2 Në atë kohë erdhi Hanani,+ një nga vëllezërit e mi, bashkë me burra të tjerë nga Juda, dhe i pyeta për mbetjen e judenjve që kishin shpëtuar nga robëria,+ si edhe për Jerusalemin. 3 Ata më thanë: «Mbetja që është kthyer nga robëria në provincë është në gjendje të tmerrshme e të poshtëruar.+ Muret e Jerusalemit janë shembur+ e portat e tij janë djegur nga zjarri.»+
4 Sapo dëgjova këto fjalë, u ula e shpërtheva në lot, mbajta zi për ditë të tëra dhe agjërova+ e iu luta pareshtur Perëndisë së qiejve. 5 Thashë: «O Jehova, Perëndi i qiejve, Perëndi i madhërishëm dhe që të ngjall nderim të thellë, që e respekton besëlidhjen dhe u tregon dashuri besnike atyre që të duan dhe i zbatojnë urdhërimet e tua.+ 6 Të lutem, mbaji sytë dhe veshët te lutja që shërbëtori yt po të bën sot. Ditë e natë lutem+ për izraelitët, shërbëtorët e tu, teksa rrëfej mëkatet që populli i Izraelit ka kryer kundër teje. Kemi mëkatuar, si unë, edhe shtëpia e atit tim.+ 7 Pa diskutim, kemi vepruar me ligësi ndaj teje,+ ngaqë nuk i kemi zbatuar urdhërimet, rregullat dhe ligjet që i dhe Moisiut, shërbëtorit tënd.+
8 Kujto, të lutem, paralajmërimin* që i dhe Moisiut, shërbëtorit tënd: ‘Nëse veproni me pabesi, unë do t’ju shpërndaj mes popujve.+ 9 Por nëse ktheheni tek unë dhe i zbatoni e u bindeni urdhërimeve të mia, edhe sikur populli juaj të jetë shpërndarë në fund të qiejve, unë do t’i mbledh+ që atje dhe do t’i çoj në vendin që kam zgjedhur për emrin tim.’+ 10 Ata janë shërbëtorët e tu dhe populli yt, që ti i shpengove* me fuqinë tënde të madhe dhe me dorën tënde të fortë.+ 11 O Jehova, të lutem, dëgjoje me vëmendje lutjen e shërbëtorit tënd dhe të shërbëtorëve të tu që me kënaqësi e respektojnë thellësisht* emrin tënd. Të lutem, ndihmoje shërbëtorin tënd të ketë sukses sot dhe që ky burrë të jetë i dhembshur me mua.»+
Në atë kohë isha kupëmbajtësi i mbretit.+
2 Në muajin nisan* të vitit të 20-të+ të mbretërimit të Artakserksit,+ atij i sollën të pinte verë, dhe si përherë e mora dhe ia dhashë.+ Nuk kisha qenë kurrë i dëshpëruar në prani të tij. 2 Prandaj mbreti më pyeti: «Ç’është kjo fytyrë kaq e vrenjtur, ndonëse nuk je i sëmurë? Kjo s’është gjë tjetër veçse një zemër e dëshpëruar.» Atëherë u frikësova shumë.
3 Kështu i thashë: «Rrofsh përjetë o mbret! Si të mos dukem i dëshpëruar kur qyteti, vendi ku janë varrosur paraardhësit e mi, është i shkretuar dhe portat e tij i ka përpirë zjarri?!»+ 4 Mbreti më pyeti: «Çfarë dëshiron prej meje?» Menjëherë iu luta Perëndisë së qiejve.+ 5 Pastaj i thashë mbretit: «Nëse mbreti e sheh të udhës dhe nëse shërbëtori juaj gëzon pëlqimin tuaj, më dërgoni në Judë, në qytetin ku prehen paraardhësit e mi, që ta rindërtoj.»+ 6 Atëherë mbreti me mbretëreshën ulur përkrah tij, më pyeti: «Sa do të zgjatë udhëtimi dhe kur do të kthehesh?» Mbreti e pa të udhës që të shkoja+ dhe i tregova kur do të kthehesha.+
7 Pastaj i thashë: «Nëse mbreti e sheh të udhës, më jepni letra për guvernatorët e rajonit Përtej Lumit,*+ që të më garantojnë kalim të sigurt derisa të arrij në Judë. 8 Më jepni një letër edhe për Asafin, kujdestarin e Parkut Mbretëror,* që të më japë dru për portat e Fortesës+ së Shtëpisë,* për muret e qytetit+ dhe për shtëpinë ku do të shkoj.» Kështu mbreti m’i dha,+ sepse dora e Perëndisë tim ishte me mua.+
9 Me kohë arrita te guvernatorët në rajonin Përtej Lumit dhe u dhashë letrat e mbretit. Mbreti kishte dërguar me mua edhe krerë të ushtrisë dhe kalorës. 10 Kur morën vesh për këtë, Sanballatit,+ horonitit, dhe Tobisë,+ zyrtarit* amonit,+ nuk u pëlqeu aspak që dikush kishte ardhur të bënte diçka të mirë për popullin e Izraelit.
11 Në fund mbërrita në Jerusalem dhe ndenja atje tri ditë. 12 U ngrita natën bashkë me disa burra dhe nuk i thashë gjë njeriu çfarë më kishte nxitur* Perëndia të bëja për Jerusalemin. Nuk kisha asnjë kafshë me vete, përveç asaj në të cilën kisha hipur. 13 Natën dola nga Porta e Luginës,+ kalova përpara Burimit të Gjarprit të Madh, vazhdova drejt Portës së Togjeve të Hirit+ dhe kontrollova muret e Jerusalemit që ishin shembur, si edhe portat që i kishte përpirë zjarri.+ 14 Vazhdova më tej deri te Porta e Burimit+ dhe Rezervuari i Mbretit, por kafsha në të cilën kisha hipur, nuk kishte mjaft vend ku të kalonte. 15 Prapëseprapë u ngjita natën nëpër luginë*+ dhe vazhdova të kontrolloja murin. Pas kësaj u futa përsëri nga Porta e Luginës, dhe kështu u ktheva.
16 Mëkëmbësit*+ nuk e dinin ku kisha shkuar dhe ç’po bëja, sepse ende nuk u kisha thënë asgjë judenjve, priftërinjve, fisnikëve, mëkëmbësve dhe pjesës tjetër të punëtorëve. 17 Në fund u thashë: «Ju e shihni në ç’gjendje të tmerrshme jemi, se si është shkretuar Jerusalemi dhe se si janë djegur nga zjarri portat e tij. Le t’i rindërtojmë muret e Jerusalemit, që të mos jemi më të poshtëruar.» 18 Pastaj u tregova se si dora e Perëndisë tim kishte qenë me mua,+ dhe fjalët që më kishte thënë mbreti.+ Atëherë ata thanë: «Të ngrihemi e të ndërtojmë muret!» Prandaj i dhanë zemër njëri-tjetrit* që t’ia nisnin punës.+
19 Kur e dëgjuan këtë, Sanballati, horoniti, Tobia,+ zyrtari* amonit,+ dhe Geshemi, arabi,+ nisën të na tallnin+ dhe të na përbuznin me këto fjalë: «Ç’po bëni kështu? Po ngrini krye kundër mbretit?»+ 20 Por unë iu përgjigja: «Falë Perëndisë së qiejve do të kemi sukses+ dhe ne, shërbëtorët e tij, do të ngrihemi e do të ndërtojmë muret. Kurse ju nuk keni lidhje fare me Jerusalemin. Nuk keni as të drejta ligjore e as trashëgimi në këtë qytet.»+
3 Kryeprifti Eliashib+ dhe vëllezërit e tij, priftërinjtë, u ngritën që të rindërtonin Portën e Deleve;+ e shenjtëruan*+ dhe i vunë dyert. Pjesa e shenjtëruar arrinte deri te Kulla e Meahut+ dhe deri te Kulla e Hananelit.+ 2 Përkrah tyre punuan burrat e Jerikosë;+ përkrah këtyre punoi Zakuri, bir i Imrit.
3 Bijtë e Hasenahut rindërtuan Portën e Peshqve;+ i bënë kasën+ dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat. 4 Përkrah tyre bëri meremetime Meremoti,+ bir i Urijahut, bir i Hakozit; përkrah tij bëri meremetime Meshulami,+ bir i Berekiahut, bir i Meshezabelit; përkrah tij bëri meremetime Sadoku, bir i Banait. 5 Përkrah tij bënë meremetime tekoitët,+ kurse paria e tyre nuk pranoi ta ulte veten* që të punonte nën drejtimin e mbikëqyrësve.
6 Jojadai, bir i Paseahut, dhe Meshulami, bir i Besodejahut, meremetuan Portën e Qytetit të Vjetër;+ ata i bënë kasën dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat. 7 Përkrah tyre bënë meremetime Melatiahu, gibeoniti,+ dhe Jadoni, meronotiti, burra të Gibeonit dhe të Mizpahut,+ që ishin nën autoritetin* e guvernatorit të rajonit Përtej Lumit.*+ 8 Përkrah tyre bëri meremetime Uzieli, bir i Harhajahut, një prej arpunuesve, dhe përkrah tij bëri meremetime Hananiahu, një përgatitës pomadash;* ata e shtruan* Jerusalemin deri te Muri i Gjerë.+ 9 Përkrah tyre bëri meremetime Refajahu, bir i Hurit, princ i gjysmës së krahinës së Jerusalemit. 10 Përkrah tij bëri meremetime përpara shtëpisë së vet Jedajahu, bir i Harumafit, dhe përkrah tij bëri meremetime Hatushi, bir i Hashabnejahut.
11 Malkijahu, bir i Harimit,+ dhe Hashubi, bir i Pahath-Moabit+ meremetuan një pjesë tjetër,* si edhe Kullën e Furrave.+ 12 Përkrah tyre bëri meremetime bashkë me bijat e tij Shalumi, bir i Haloheshit, princ i gjysmës së krahinës së Jerusalemit.
13 Hanuni dhe banorët e Zanoahut+ meremetuan Portën e Luginës;+ ata e rindërtuan dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat. Meremetuan edhe 1.000 kute* mur deri te Porta e Togjeve të Hirit.+ 14 Malkijahu, bir i Rekabit, princ i krahinës së Beth-Hakeremit,+ meremetoi Portën e Togjeve të Hirit; ai e rindërtoi dhe i vuri dyert, bravat e shulat.
15 Shaluni, bir i Kolhozehut, princ i krahinës së Mizpahut,+ meremetoi Portën e Burimit.+ Ai rindërtoi atë e çatinë e saj, dhe i vuri dyert, bravat e shulat. Meremetoi edhe murin e Rezervuarit+ të Kanalit pranë Kopshtit të Mbretit+ deri te Shkallët+ që zbresin nga Qyteti i Davidit.+
16 Pas tij, Nehemia, biri i Azbukut, princ i gjysmës së krahinës së Beth-Zurit,+ bëri meremetime nga pjesa përpara Varrezave të Davidit,+ deri te rezervuari+ artificial dhe deri te Shtëpia e të Fuqishmëve.
17 Pas tij bënë meremetime levitët, nën drejtimin e Rehumit, birit të Banit. Përkrah tyre Hashabiahu, princ i gjysmës së krahinës së Kejlahut,+ bëri meremetime për krahinën e tij. 18 Pas tij bënë meremetime levitë të tjerë, nën drejtimin e Bavait, birit të Henadadit, princ i gjysmës së krahinës së Kejlahut.
19 Ezeri, bir i Jeshuait,+ princ i Mizpahut, meremetoi përkrah tyre një pjesë tjetër përpara së përpjetës së Arsenalit, te Kundërforca.+
20 Pas tij, Baruku, bir i Zabait,+ punoi me zell dhe meremetoi një pjesë tjetër, nga Kundërforca deri te hyrja e shtëpisë së kryepriftit Eliashib.+
21 Pas tij, Meremoti,+ bir i Urijahut, bir i Hakozit, meremetoi një pjesë tjetër, nga hyrja e shtëpisë së Eliashibit deri në fund të saj.
22 Pas tij bënë meremetime priftërinjtë, burrat e krahinës së Jordanit.*+ 23 Pas tyre, Beniamini dhe Hashubi bënë meremetime secili përpara shtëpisë së vet. Pas tyre, Azariahu, bir i Masejahut, bir i Ananiahut, bëri meremetime pranë shtëpisë së vet. 24 Pas tij, Binui, bir i Henadadit, meremetoi një pjesë tjetër, nga shtëpia e Azariahut deri te Kundërforca+ dhe deri te qoshja.
25 Pas tij, Palali, bir i Uzait, bëri meremetime përpara Kundërforcës dhe kullës që del nga Shtëpia e Mbretit,*+ kullës së sipërme që është në Oborrin e Rojës.+ Pas tij ishte Pedajahu, bir i Paroshit.+
26 Shërbëtorët e tempullit*+ që jetonin në Ofel,+ bënë meremetime deri përpara Portës së Ujërave+ në lindje dhe përpara kullës së dalë.
27 Pas tyre, tekoitët+ meremetuan një pjesë tjetër, që fillonte përpara kullës së madhe të dalë dhe mbaronte te muri i Ofelit.
28 Priftërinjtë bënë meremetime mbi Portën e Kuajve,+ secili përpara shtëpisë së vet.
29 Pas tyre, Sadoku,+ bir i Imerit, bëri meremetime përpara shtëpisë së vet.
Pas tij bëri meremetime Shemajahu, bir i Shekaniahut, kujdestari i Portës Lindore.+
30 Pas tij, Hananiahu, bir i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Zalafit, meremetuan një pjesë tjetër.
Pas tyre, Meshulami,+ bir i Berekiahut, bëri meremetime përpara ndërtesës së vet.
31 Pas tij, Malkijahu, anëtar i esnafit të arpunuesve, bëri meremetime deri te shtëpia e shërbëtorëve të tempullit+ dhe e tregtarëve, përpara Portës së Kontrollit dhe deri te dhoma në tarracën e qoshes.
32 Midis dhomës në tarracën e qoshes dhe Portës së Deleve+ bënë meremetime arpunuesit dhe tregtarët.
4 Kur dëgjoi se po rindërtonim murin, Sanballati+ u zemërua e u mërzit* shumë dhe vazhdoi t’i tallte judenjtë. 2 Ai tha në prani të vëllezërve të tij dhe të ushtrisë së Samarisë: «Ç’po bëjnë këta judenj ngordhalaqë? Mos do t’ia dalin mbanë vetë?! Do të ofrojnë flijime?! Do të mbarojnë në një ditë?! Do të gjallërojnë gurët e djegur të rrënojave?!»+
3 Tobia,+ amoniti,+ që ishte përkrah tij tha: «Edhe sikur një dhelpër të hipte mbi murin prej guri që po ndërtojnë, do t’ua shembte.»
4 Prandaj u luta: «Dëgjo, o Perëndia ynë, se po na përçmojnë.+ Bëj që poshtërimi i tyre t’u bjerë mbi kokë+ dhe çoji si plaçkë lufte në një vend robërie! 5 Mos ua mbulo fajin dhe mos ua fshij mëkatin,+ sepse kanë fyer ndërtuesit!»
6 Atëherë ne vazhduam të ndërtonim murin. I tërë muri u bashkua e u rindërtua deri në gjysmë të lartësisë së tij, dhe populli punonte me gjithë zemër.
7 Kur Sanballati, Tobia,+ arabët,+ amonitët dhe ashdoditët+ morën vesh që meremetimi i mureve të Jerusalemit po shkonte përpara dhe çarjet po mbylleshin, u zemëruan shumë. 8 Ata komplotuan së bashku që të vinin e të luftonin kundër Jerusalemit dhe të krijonin trazira. 9 Por ne iu lutëm Perëndisë tonë dhe vumë roja ditë e natë që të na mbronin.
10 Mirëpo, njerëzit e Judës thoshin: «Punëtorët* nuk kanë më fuqi dhe ka shumë rrënoja. Nuk do të arrijmë ta ndërtojmë kurrë murin.»
11 Armiqtë tanë thoshin: «Do të hyjmë mes tyre pa e marrë vesh e pa na parë, dhe do t’i vrasim e do të ndalojmë punën.»
12 Sa herë vinin te ne, judenjtë që jetonin pranë tyre na thoshin pareshtur:* «Ata do të na sulmojnë nga çdo anë.»
13 Kështu vura njerëz prapa murit, në vendet e ulëta e të pambrojtura. I vura sipas familjeve të tyre me shpata, me heshta dhe me harqe. 14 Kur pashë frikën e tyre, menjëherë u ngrita dhe u thashë fisnikëve,+ mëkëmbësve dhe pjesës tjetër të popullit: «Mos kini frikë prej tyre!+ Mos harroni Jehovain, Perëndinë tonë të madhërishëm që ngjall frikë e nderim,+ dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë e bijat tuaja, për gratë tuaja dhe për shtëpitë tuaja!»
15 Pasi armiqtë tanë dëgjuan se e kishim marrë vesh ç’po bënin dhe se Perëndia i vërtetë kishte bërë që plani i tyre të dështonte, të gjithë u kthyem që të punonim te muri. 16 Që nga ajo ditë, gjysma e njerëzve të mi punonin+ dhe gjysma tjetër mbanin heshta, mburoja, harqe e thurakë,* dhe princat+ mbështetnin* tërë shtëpinë e Judës 17 që po ndërtonte murin. Punëtorët që mbartnin ngarkesat, me një dorë punonin, ndërsa me tjetrën mbanin armën.* 18 Secili nga ndërtuesit e kishte shpatën të ngjeshur në brez teksa punonte, kurse ai që i binte bririt,+ qëndronte përkrah meje.
19 Atëherë u thashë fisnikëve, mëkëmbësve dhe pjesës tjetër të popullit: «Puna është e madhe dhe e shtrirë, dhe ne jemi shpërndarë nëpër mur larg njëri-tjetrit. 20 Kur të dëgjoni zërin e bririt, hajdeni këtu te ne. Perëndia ynë do të luftojë për ne.»+
21 Kështu vazhduam të punonim dhe gjysma tjetër mbante heshtat, që kur zbardhte e derisa dilnin yjet. 22 Në atë kohë i thashë popullit: «Burrat, secili me shërbëtorin e vet, të qëndrojnë natën brenda Jerusalemit. Ata do të na ruajnë gjatë natës dhe ditën do të punojnë.» 23 As unë, as vëllezërit e as shërbëtorët e mi+ dhe as rojat që më shoqëronin, nuk i hoqëm asnjëherë rrobat dhe secili e mbante armën në dorën e djathtë.
5 Megjithatë, burrat dhe gratë e tyre ngritën një ankesë të madhe kundër vëllezërve të tyre judenj.+ 2 Disa thoshin: «Kemi shumë bij e bija. Duhet të marrim drithë që të hamë e të mbajmë veten gjallë.» 3 Të tjerë thoshin: «Po lëmë peng arat, vreshtat dhe shtëpitë tona, që të marrim drithë kur të mos ketë ushqim.» 4 Kurse të tjerë thoshin: «Kemi lënë peng arat dhe vreshtat, që të marrim hua për t’i paguar haraçin* mbretit.+ 5 Ne dhe vëllezërit tanë jemi të një gjaku, dhe fëmijët tanë janë njëlloj si fëmijët e tyre. Prapëseprapë neve na duhet t’i katandisim bijtë dhe bijat në skllevër, dhe disa nga bijat tona tashmë janë në skllavëri.+ Nuk bëjmë dot asgjë për ta ndaluar këtë, pasi arat dhe vreshtat tanë janë pronë e të tjerëve.»
6 U zemërova shumë kur dëgjova ankesën e tyre dhe këto fjalë. 7 Prandaj i shqyrtova këto gjëra në zemrën time dhe, meqë nuk isha fare dakord me fisnikët e mëkëmbësit, u thashë: «Secili nga ju po kërkon kamatë* nga vëllezërit e vet.»+
Më tej, mblodha një asamble të madhe për shkak të tyre 8 dhe u thashë: «Ne vetë i riblemë me aq sa mundëm vëllezërit tanë judenj që ishin shitur nëpër kombe. A do t’i shitni prapë tani vëllezërit tuaj,+ dhe ne t’i blejmë përsëri?» Atëherë ata heshtën dhe s’kishin ç’të thoshin. 9 Pastaj u thashë: «Ajo që po bëni nuk është e mirë. A nuk duhet të ecni në udhët e Perëndisë tonë*+ që të mos na poshtërojnë kombet, armiqtë tanë? 10 Për më tepër, unë, vëllezërit e mi dhe shërbëtorët e mi po u japim atyre hua në pará dhe në drithë. Ju lutem, mjaft me këto hua me kamatë!+ 11 Rikthejuani, ju lutem, që sot arat,+ vreshtat, ullishtet dhe shtëpitë, si edhe të njëqindtën e parave,* të drithit, të verës së re dhe të vajit që po u kërkoni si kamatë.»
12 Atëherë m’u përgjigjën: «Do t’ua rikthejmë dhe nuk do t’u kërkojmë asgjë në këmbim. Do të bëjmë tamam si thua ti.» Prandaj thirra priftërinjtë dhe i vura ata burra në be se do ta mbanin premtimin. 13 Gjithashtu shkunda palat e veshjes sime* dhe thashë: «Kështu e shkundtë Perëndia i vërtetë nga shtëpia dhe nga zotërimet e veta çdo njeri që nuk e mban këtë premtim! Kështu u shkundtë e ngeltë pa gjë!» Atëherë tërë kongregacioni* tha: «Amin!»* Ata lëvduan Jehovain dhe populli veproi siç kishte premtuar.
14 Për më tepër, nga dita që mbreti më caktoi guvernator+ në vendin e Judës, nga viti i 20-të+ deri në vitin e 32-të+ të mbretërimit të Artakserksit,+ për 12 vjet, as unë dhe as vëllezërit e mi nuk hëngrëm nga ushqimi që i takonte guvernatorit.+ 15 Por guvernatorët që kishin qenë para meje, ishin bërë barrë për popullin, dhe u kishin marrë çdo ditë 40 sikla* argjendi për bukën dhe për verën. Gjithashtu, shërbëtorët e tyre e kishin shtypur popullin. Ndërsa unë nuk veprova kështu,+ sepse kisha nderim të thellë për Perëndinë.*+
16 Madje mora pjesë në ndërtimin e këtij muri. Unë dhe tërë shërbëtorët e mi ishim atje për të punuar dhe nuk morëm asnjë arë.+ 17 Në tryezën time hanin 150 judenj e mëkëmbës, si edhe ata që vinin nga kombet përreth. 18 Me shpenzimet e mia* përgatitej çdo ditë një dem, gjashtë dele të zgjedhura e zogj, dhe një herë në dhjetë ditë kishim me bollëk çdo lloj vere. Megjithatë nuk e kërkova ushqimin që i takonte guvernatorit, sepse tashmë populli ishte rënduar ngaqë i shërbente mbretit. 19 Më kujto për mirë, o Perëndia im, për gjithë ç’kam bërë në dobi të këtij populli!+
6 Kur i thanë Sanballatit, Tobisë,+ arabit Geshem,+ dhe pjesës tjetër të armiqve tanë se e kisha rindërtuar murin+ dhe se nuk kishte mbetur në të asnjë çarje (edhe pse deri në atë kohë nuk i kisha vënë dyert nëpër porta),+ 2 Sanballati dhe Geshemi më dërguan menjëherë këtë lajm: «Eja të takohemi në një nga fshatrat e luginës* së Onos.»+ Por ata po thurnin plane që të më bënin keq. 3 Prandaj u dërgova lajmëtarë e u thashë: «Po merrem me një punë të madhe e të rëndësishme dhe nuk mund të vij. Pse ta ndërpres punën, që të largohem e të vij te ju?» 4 Ata më dërguan të njëjtin lajm katër herë, dhe çdo herë iu përgjigja njësoj.
5 Pastaj Sanballati më dërgoi për të pestën herë shërbëtorin e tij me të njëjtin lajm, me një letër të hapur. 6 Në të ishte shkruar: «Mes kombeve thuhet, dhe e pohon edhe Geshemi,+ se ti dhe judenjtë po thurni plane për t’u rebeluar.+ Prandaj po e ndërton murin dhe, sipas këtyre raporteve, do të bëhesh mbreti i tyre. 7 Ke caktuar madje edhe profetë që të shpallin anembanë Jerusalemit për ty: ‘Ka një mbret në Judë!’ Tani, këto gjëra do t’ia tregojnë mbretit. Prandaj, hajde ta flasim bashkë këtë punë.»
8 Megjithatë i dërgova këtë përgjigje: «Asgjë nga ato që po thua nuk ka ndodhur, por ti i sajon nga mendja.» 9 Të gjithë ata po përpiqeshin të na frikësonin dhe thoshin: «Ata ka për t’i lëshuar zemra* dhe puna nuk do të përfundojë.»+ Por tani, o Perëndi, më forco!*+
10 Pastaj shkova në shtëpinë e Shemajahut, bir i Delajahut, bir i Mehetabelit, ndërkohë që ai ishte mbyllur brenda. Ai më tha: «Të lëmë një takim te shtëpia e Perëndisë së vërtetë, brenda tempullit, dhe t’i mbyllim dyert e tempullit, sepse ata po vijnë të të vrasin. Po vijnë të të vrasin natën.» 11 Por unë ia ktheva: «A duhet t’ia mbathë një burrë si unë? A mund të hyjë në tempull një njeri si unë dhe të vazhdojë të jetojë?+ Nuk do të hyj!» 12 Pastaj kuptova që nuk e kishte dërguar Perëndia, por e kishin paguar Tobia dhe Sanballati+ që të thoshte këtë profeci kundër meje. 13 E kishin paguar që të më frikësonin dhe që të mëkatoja. Kështu do të kishin baza për të më prishur emrin e mirë dhe për të më poshtëruar.
14 Ndaj u luta: «O Perëndia im, mos harro Tobinë+ e Sanballatin dhe gjithçka që kanë bërë, si edhe profeteshën Noadia e profetët e tjerë, që përpiqeshin vazhdimisht të më frikësonin.»
15 Kështu muri përfundoi ditën e 25-të të muajit elul,* për 52 ditë.
16 Kur të gjithë armiqtë tanë dëgjuan për të dhe tërë kombet përreth nesh e panë, u ndien shumë të poshtëruar+ dhe e kuptuan se kjo punë ishte bërë me ndihmën e Perëndisë tonë. 17 Në ato ditë, fisnikët+ e Judës i dërgonin shumë letra Tobisë, dhe ai u përgjigjej. 18 Shumë veta në Judë ishin betuar se do t’i qëndronin besnikë, pasi ai ishte dhëndër i Shekaniahut, birit të Arahut,+ dhe Jehohanani, i biri, ishte martuar me të bijën e Meshulamit,+ birit të Berekiahut. 19 Gjithashtu, ata më flitnin vazhdimisht mirë për të dhe fjalët e mia ia thoshin të gjitha atij. Dhe Tobia më dërgonte letra për të më frikësuar.+
7 Me t’u rindërtuar muri,+ vura dyert.+ Pastaj u caktuan derëtarët,+ këngëtarët+ dhe levitët.+ 2 Në krye të Jerusalemit vura Hananin,+ vëllanë tim, dhe Hananiahun, princin e Fortesës,+ sepse ishte burrë tejet i besueshëm dhe kishte nderim të thellë për Perëndinë e vërtetë,*+ më tepër se shumë të tjerë. 3 Pastaj u thashë: «Portat e Jerusalemit nuk duhet të hapen pa filluar mirë vapa, dhe derëtarët duhet t’i mbyllin dyert e t’u vënë shulat ndërsa janë ende roja. Caktojini banorët e Jerusalemit si roja, disa në vendrojat e caktuara dhe të tjerë përballë shtëpisë së tyre.» 4 Qyteti ishte i shtrirë e i madh, kishte pak njerëz+ dhe shtëpitë nuk ishin rindërtuar.
5 Por Perëndia im më nxiti* të mblidhja fisnikët, mëkëmbësit dhe popullin, që të regjistroheshin sipas gjenealogjisë.+ Pastaj gjeta librin e regjistrimit gjenealogjik të atyre që kishin ardhur herën e parë dhe ja çfarë gjeta të shkruar në të:
6 Dhe këta ishin njerëzit e provincës që dolën nga robëria, të mërguarit që mbreti Nabukodonosor+ i Babilonisë i kishte çuar në mërgim+ dhe që më vonë u kthyen në Jerusalem dhe në Judë, secili në qytetin e vet.+ 7 Këta erdhën me Zorobabelin,+ Jeshuain,+ Neheminë, Azariahun, Ramiahun, Nahamanin, Mordekain, Belshanin, Misperetin, Bigvain, Nehumin dhe Banahun.
Ja numri i burrave izraelitë:+ 8 bijtë e Paroshit, 2.172; 9 bijtë e Shefatiahut, 372; 10 bijtë e Arahut,+ 652; 11 bijtë e Pahath-Moabit,+ prej bijve të Jeshuait dhe të Joabit,+ 2.818; 12 bijtë e Elamit,+ 1.254; 13 bijtë e Zatuit, 845; 14 bijtë e Zakait, 760; 15 bijtë e Binuit, 648; 16 bijtë e Bebait, 628; 17 bijtë e Azgadit, 2.322; 18 bijtë e Adonikamit, 667; 19 bijtë e Bigvait, 2.067; 20 bijtë e Adinit, 655; 21 bijtë e Aterit nga shtëpia e Hezekisë, 98; 22 bijtë e Hashumit, 328; 23 bijtë e Bezait, 324; 24 bijtë e Harifit, 112; 25 bijtë e Gibeonit,+ 95; 26 burrat e Betlehemit dhe të Netofahut, 188; 27 burrat e Anatothit,+ 128; 28 burrat e Beth-Azmavetit, 42; 29 burrat e Kiriat-Jearimit,+ të Kefirahut dhe të Berotit,+ 743; 30 burrat e Ramahut dhe të Gebës,+ 621; 31 burrat e Mikmasit,+ 122; 32 burrat e Bethelit+ dhe të Ait,+ 123; 33 burrat e Nebos tjetër, 52; 34 bijtë e Elamit tjetër, 1.254; 35 bijtë e Harimit, 320; 36 bijtë e Jerikosë, 345; 37 bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos,+ 721; 38 bijtë e Senahut, 3.930.
39 Priftërinjtë:+ bijtë e Jedajahut nga shtëpia e Jeshuait, 973; 40 bijtë e Imerit, 1.052; 41 bijtë e Pashkurit,+ 1.247; 42 bijtë e Harimit,+ 1.017.
43 Levitët:+ bijtë e Jeshuait nga shtëpia e Kadmielit,+ nga bijtë e Hodevahut, 74. 44 Këngëtarët:+ bijtë e Asafit,+ 148. 45 Derëtarët:+ bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit,+ bijtë e Hatitait, bijtë e Shobait, 138.
46 Shërbëtorët e tempullit:*+ bijtë e Zihait, bijtë e Hasufait, bijtë e Tabaotit, 47 bijtë e Kerosit, bijtë e Siait, bijtë e Padonit, 48 bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Salmait, 49 bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, 50 bijtë e Reajahut, bijtë e Rezinit, bijtë e Nekodait, 51 bijtë e Gazamit, bijtë e Uzait, bijtë e Paseahut, 52 bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefushesimit, 53 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufait, bijtë e Harhurit, 54 bijtë e Bazlitit, bijtë e Mehidait, bijtë e Harshait, 55 bijtë e Barkosit, bijtë e Siserës, bijtë e Temahut, 56 bijtë e Nezjahut, bijtë e Hatifait.
57 Bijtë e shërbëtorëve të Solomonit:+ bijtë e Sotait, bijtë e Soferetit, bijtë e Peridait, 58 bijtë e Jalait, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit, 59 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokeret-Hazebaimit, bijtë e Amonit. 60 Gjithë shërbëtorët e tempullit+ dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin 392.
61 Ata që erdhën nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, por që nuk mundën të vërtetonin cila ishte shtëpia atërore dhe prejardhja e tyre, nëse ishin apo jo izraelitë,+ ishin: 62 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodait, 642. 63 Nga priftërinjtë: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakozit,+ bijtë e Barzilait, që u martua me njërën nga bijat e galaditit Barzilá+ dhe mori emrin e tyre. 64 Këta kërkuan regjistrin e tyre për të vërtetuar gjenealogjinë, por s’e gjetën, ndaj nuk u kualifikuan më si priftërinj.*+ 65 Guvernatori*+ u tha atyre se nuk duhej të hanin nga gjërat shumë të shenjta+ derisa të dilte një prift që mund të konsultohej me Urimin dhe Thumimin.*+
66 Numri total i kongregacionit ishte 42.360 veta,+ 67 pa skllevërit dhe skllavet+ që ishin 7.337. Kishin edhe 245 këngëtarë dhe këngëtare.+ 68 Kishin 736 kuaj dhe 245 mushka, 69 435 deve dhe 6.720 gomarë.
70 Disa nga krerët e shtëpive atërore kontribuan për punën.+ Guvernatori* dha për thesarin 1.000 drahma* ari, 50 tase dhe 530 veshje të gjata priftërinjsh.+ 71 Disa prej krerëve të shtëpive atërore dhanë për thesarin e projektit 20.000 drahma ari dhe 2.200 mina* argjendi. 72 Pjesa tjetër e popullit dha 20.000 drahma ari, 2.000 mina argjendi dhe 67 veshje të gjata priftërinjsh.
73 Priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët,+ disa nga populli, shërbëtorët e tempullit* dhe pjesa tjetër e Izraelit* u vendosën me banim në qytetet e veta.+ Kur filloi muaji i shtatë,+ izraelitët ishin vendosur në qytetet e tyre.+
8 Pastaj gjithë populli u mblodh si një trup i vetëm në sheshin përballë Portës së Ujërave+ dhe i tha kopistit* Ezdra+ të sillte librin e Ligjit të Moisiut,+ që përmbante urdhërimet e Jehovait për Izraelin.+ 2 Kështu, ditën e parë të muajit të shtatë,+ prifti Ezdra e solli Ligjin para kongregacionit+ të burrave e të grave, si edhe para të gjithë atyre që mund të dëgjonin e të kuptonin. 3 Ai ua lexoi me zë librin e Ligjit+ në sheshin përballë Portës së Ujërave, nga agimi deri në drekë, burrave, grave, si edhe të gjithë atyre që mund të kuptonin, dhe populli dëgjonte me vëmendje.+ 4 Kopisti Ezdra qëndronte mbi një podium druri të bërë për këtë rast, dhe përkrah tij, në të djathtë, qëndronin Matitiahu, Shemai, Anajahu, Uriahu, Hilkiahu dhe Masejahu; kurse në të majtë, Pedajahu, Mishaeli, Malkijahu,+ Hashumi, Hash-Badanahu, Zakaria dhe Meshulami.
5 Ezdra e hapi librin përpara syve të të gjithë popullit, sepse ndodhej më lart se ata, dhe sa e hapi, i gjithë populli u çua në këmbë. 6 Atëherë Ezdra lëvdoi Jehovain, Perëndinë e madh e të vërtetë, dhe tërë populli u përgjigj «Amin!* Amin!»+ duke ngritur duart lart. Pastaj u përkulën thellë me fytyrë përtokë para Jehovait. 7 Jeshuai, Bani, Sherebiahu,+ Jamini, Akubi, Shabetai, Hodjahu, Masejahu, Kelitai, Azariahu, Jozabadi,+ Hanani dhe Pelajahu, që ishin levitë, i shpjegonin popullit Ligjin,+ ndërsa populli rrinte në këmbë. 8 Ata vazhduan të lexonin me zë librin, Ligjin e Perëndisë së vërtetë, duke e shpjeguar qartë dhe duke i zbërthyer domethënien, kështu e ndihmuan popullin të kuptonte atë që po lexohej.+
9 Nehemia, që në atë kohë ishte guvernatori,* prifti dhe kopisti* Ezdra,+ si dhe levitët që po mësonin popullin, u thanë të gjithëve: «Kjo ditë është e shenjtë për Jehovain, Perëndinë tuaj.+ Mos mbani zi, as mos qani.» Tërë populli në fakt qante kur dëgjonte fjalët e Ligjit. 10 Nehemia u tha: «Shkoni, hani ushqime të zgjedhura,* pini pije të ëmbla, dërgojuni ushqime+ atyre që nuk kanë asgjë, sepse kjo ditë është e shenjtë për Zotërinë tonë, dhe mos u trishtoni, pasi gëzimi i Jehovait është kalaja* juaj.» 11 Edhe levitët e qetësonin popullin me fjalët: «Mos qani, sepse kjo ditë është e shenjtë! Mos u trishtoni!» 12 Kështu, të gjithë njerëzit shkuan të hanin, të pinin, të shpërndanin ushqime dhe të festonin gjithë gëzim,+ sepse i kuptuan fjalët që u kishin shpjeguar.+
13 Ditën e dytë, krerët e shtëpive atërore të të gjithë popullit, priftërinjtë dhe levitët u mblodhën te kopisti* Ezdra që t’i kuptonin më thellë fjalët e Ligjit. 14 Pastaj gjetën të shkruar në Ligj se Jehovai kishte urdhëruar me anë të Moisiut që izraelitët duhej të banonin në kasolle* gjatë festës së muajit të shtatë+ 15 dhe duhej të shpallnin+ e të përhapnin në gjithë qytetet e tyre e në gjithë Jerusalemin këtë thirrje: «Shkoni në rajonin malor dhe merrni degë të dendura ulliri, pishe, mërsine e palme, si edhe degë të dendura nga pemë të tjera për të bërë kasolle, ashtu siç është shkruar.»
16 Kështu njerëzit shkuan dhe i morën që të bënin kasolle për veten, secili mbi tarracën e vet, si edhe në oborret e veta, në oborret e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë,+ në sheshin e Portës së Ujërave+ dhe në sheshin e Portës së Efraimit.+ 17 Tërë* ata që ishin kthyer nga robëria, bënë kasolle dhe banuan në to. Izraelitët nuk e kishin festuar kështu festën që nga koha e Josiut,+ birit të Nunit, e deri në atë ditë, prandaj fluturonin nga gëzimi.+ 18 Libri i Ligjit të Perëndisë së vërtetë u lexua+ ditë për ditë, nga dita e parë deri në ditën e fundit. Ata e kremtuan festën shtatë ditë, dhe ditën e tetë kremtuan një asamble solemne siç e kërkonte Ligji.+
9 Ditën e 24-t të muajit të shtatë, izraelitët u mblodhën dhe po agjëronin të veshur me copë thesi* e të mbuluar me dhé.+ 2 Pastaj, ata me prejardhje izraelite u ndanë nga gjithë të huajt+ dhe, aty ku ishin, rrëfyen mëkatet e tyre dhe fajet e etërve të tyre.+ 3 Më pas u çuan nga vendi dhe për tri orë* lexuan me zë librin e Ligjit+ të Jehovait, Perëndisë së tyre. Për tri orë të tjera u rrëfyen dhe u përkulën para Jehovait, Perëndisë së tyre.
4 Jeshuai, Bani, Kadmieli, Shebaniahu, Buni, Sherebiahu,+ Bani dhe Kenani qëndruan në podiumin e ngritur+ për levitët dhe i thirrën me zë të lartë Jehovait, Perëndisë së tyre. 5 Dhe levitët Jeshua, Kadmiel, Ban, Hashabnejah, Sherebiah, Hodjah, Shebaniah dhe Petahiah thanë: «Ngrihuni dhe lëvdoni Jehovain, Perëndinë tuaj, për gjithë përjetësinë!»*+ Pastaj thanë: «O Perëndi, e lëvdofshin emrin tënd të lavdishëm, që është më i madh se çdo bekim dhe lëvdim që njerëzit mund të japin!
6 Ti, vetëm ti, je Jehovai!+ Ti i ke bërë qiejt, po, qiejt e qiejve dhe gjithë ushtrinë e tyre, tokën dhe gjithçka në të, detet dhe gjithçka në to. Ti i mban gjallë të gjitha ato dhe ushtria e qiejve të përkulet ty. 7 Ti je Jehovai, Perëndia i vërtetë, që e zgjodhe Abramin+ dhe e nxore nga Uri+ i kaldeasve e i vure emrin Abraham.+ 8 Ti pe që zemra e tij ishte besnike ndaj teje,+ kështu bëre me të një besëlidhje që t’i jepje atij dhe pasardhësit* të tij vendin e kananitëve, të hititëve, të amoritëve, të perezitëve, të jebusitëve dhe të girgasitëve.+ Ti i mbajte premtimet, sepse je i drejtë.
9 Prandaj e pe mundimin e paraardhësve tanë në Egjipt+ dhe e dëgjove klithmën e tyre në Detin e Kuq. 10 Pastaj bëre shenja e mrekulli kundër faraonit, gjithë shërbëtorëve dhe popullit të vendit të tij,+ sepse e dije që ata i kaluan caqet dhe vepruan me arrogancë+ kundër popullit tënd. Ti i bëre vetes një emër që njihet sot e kësaj dite.+ 11 Ndave detin para tyre, që të kalonin përmes detit në tokë të thatë,+ kurse ndjekësit e tyre i hodhe në thellësi, si një gur në ujërat e furishme.+ 12 Me një shtyllë reje u prije ditën dhe me një shtyllë zjarri natën, që t’u ndriçoje udhën ku duhej të ecnin.+ 13 Zbrite në malin Sinai,+ fole me ta nga qielli+ e u dhe vendime gjyqësore të drejta dhe ligje të bazuara tek e vërteta,* rregulla dhe urdhërime të shkëlqyera.+ 14 U bëre të njohur sabatin tënd të shenjtë+ dhe me anë të Moisiut, shërbëtorit tënd, u dhe urdhërime, rregulla e një ligj. 15 U dhe bukë nga qielli kur ishin të uritur+ dhe nxore ujë nga shkrepi kur kishin etje;+ u the që të hynin e të shtinin në dorë vendin për të cilin ishe betuar* se do t’ua jepje.
16 Mirëpo ata, paraardhësit tanë, i kaluan caqet me arrogancë,+ u bënë kokëfortë*+ dhe s’donin t’i dëgjonin urdhërimet e tua. 17 Ata nuk pranuan të dëgjonin+ dhe nuk i kujtuan veprat e jashtëzakonshme që kreve mes tyre, por u bënë kokëfortë* dhe vunë dikë në krye që të ktheheshin te skllavëria e tyre në Egjipt.+ Por ti je një Perëndi që mezi pret të falësh, i dhembshur* dhe i mëshirshëm, që nuk zemërohesh shpejt e plot dashuri besnike,*+ prandaj nuk i braktise.+ 18 Edhe kur bënë një statujë metali* në formën e viçit dhe thanë: ‘Ky është Perëndia yt që të nxori nga Egjipti’,+ madje edhe kur kryen veprime që tregonin përbuzje të thellë, 19 ti me mëshirën tënde të madhe nuk i braktise në shkretëtirë.+ Shtylla e resë nuk u largua prej tyre ditën për t’u prirë udhën, as shtylla e zjarrit natën për t’u ndriçuar udhën ku duhej të ecnin.+ 20 Ti dhe frymën tënde të mirë, që t’u jepje gjykim të thellë+ dhe nuk ua kurseve manën+ e u dhe ujë kur kishin etje.+ 21 Për 40 vjet u sigurove ushqim në shkretëtirë.+ Nuk u mungoi asgjë. Rrobat nuk iu vjetruan+ dhe këmbët nuk iu ënjtën.
22 U dhe mbretëri dhe popuj, ua ndave territorin pjesë-pjesë,+ që të shtinin në dorë vendin e Sihonit,+ pra, vendin e mbretit të Heshbonit+ dhe vendin e Ogut,+ mbretit të Bashanit. 23 Bijtë e tyre i bëre të shumtë si yjet e qiellit.+ Pastaj i çove në vendin që u kishe premtuar paraardhësve të tyre, që të hynin dhe ta shtinin në dorë.+ 24 Atëherë bijtë e tyre hynë dhe e shtinë në dorë vendin.+ Ti i bëre zap para tyre kananitët,+ pra, banorët e vendit, dhe i dorëzove në duart e tyre, si mbretërit, edhe popujt e vendit, që të bënin me ta si t’u pëlqente. 25 Ata pushtuan qytete të fortifikuara+ dhe tokë pjellore,*+ shtinë në dorë shtëpi me gjithë të mirat, sterna* tashmë të hapura, vreshta, ullishte+ dhe pemë frutore me bollëk. Kështu hëngrën, u ngopën, u majmën dhe iu kënaq shpirti, falë mirësisë sate të madhe.
26 Mirëpo, ata u bënë të pabindur, ngritën krye kundër teje,+ e hodhën poshtë Ligjin tënd.* Vranë profetët e tu, të cilët i paralajmëruan që të ktheheshin te ti dhe kryen veprime që tregonin përbuzje të thellë.+ 27 Për këtë arsye i le në duart e armiqve+ që i mundonin.+ Por në kohë vuajtjesh, ata të thërritnin, dhe ti i dëgjoje nga qiejt e, falë mëshirës sate të madhe, u siguroje shpëtimtarë që t’i çlironin nga duart e armiqve.+
28 Por sapo lehtësoheshin, bënin përsëri atë që është e keqe në sytë e tu,+ dhe ti i lije në duart e armiqve të tyre, që i shtypnin.*+ Atëherë ktheheshin e të thërritnin për ndihmë,+ dhe ti i dëgjoje nga qiejt e i çliroje herë pas here falë mëshirës sate të madhe.+ 29 Ndonëse i paralajmëroje që të ktheheshin te Ligji yt, ata i kalonin caqet me arrogancë dhe i mbyllnin veshët para urdhërimeve të tua.+ Mëkatonin kundër rregullave të tua, falë të cilave njeriu jeton nëse i zbaton.+ E kthenin shpinën me kokëfortësi, nuk e ulnin qafën dhe nuk pranonin të dëgjonin. 30 Ti u tregove i duruar me ta+ për vite të tëra dhe me frymën tënde i paralajmërove përmes profetëve të tu, por ata s’donin të dëgjonin. Në fund i le në duart e popujve të vendeve përreth.+ 31 Po, me mëshirën tënde të madhe nuk i shfarose+ dhe as i braktise, sepse je Perëndi i dhembshur* dhe i mëshirshëm.+
32 E tani, o Perëndia ynë, Perëndia i madhërishëm, i fuqishëm dhe që të ngjall nderim të thellë, që e ke mbajtur besëlidhjen dhe ke treguar dashuri besnike,+ të mos të duken të vogla vështirësitë që kaluam ne, mbretërit, princat,+ priftërinjtë,+ profetët,+ paraardhësit tanë dhe tërë populli yt, që nga ditët e mbretërve të Asirisë+ e deri më sot. 33 Ti je treguar i drejtë në gjithçka që na ka ndodhur, sepse ke vepruar me besnikëri; por ne jemi ata që kanë vepruar me ligësi.+ 34 Mbretërit, princat, priftërinjtë dhe paraardhësit tanë nuk e kanë zbatuar Ligjin tënd dhe as u kanë kushtuar vëmendje urdhërimeve ose përkujtuesve,* me të cilët i paralajmëroje. 35 Edhe kur ishin në mbretërinë e tyre dhe po shijonin gjithë të mirat që u fale pa kursim dhe ndodheshin në vendin e gjerë e pjellor* që u dhurove, ata nuk të shërbyen+ e nuk hoqën dorë nga zakonet e tyre të këqija. 36 Ja tek jemi sot, skllevër+—po, skllevër në vendin që u dhe paraardhësve tanë për të ngrënë frytin e të mirat e tij. 37 Prodhimi i bollshëm i tokës u përket mbretërve që ti vure mbi ne për shkak të mëkateve tona.+ Ata sundojnë mbi ne* e mbi bagëtinë tonë si t’u pëlqejë, dhe ne jemi në hall të madh.
38 Prandaj po hedhim me shkrim një marrëveshje të pathyeshme+ dhe të vërtetuar me vulë nga princat, nga levitët dhe nga priftërinjtë tanë.»+
10 Ata që e vërtetuan me vulë,+ ishin:
Nehemia, guvernatori,* bir i Hakaliahut,
dhe Zedekia, 2 Serajahu, Azariahu, Jeremia, 3 Pashkuri, Amariahu, Malkijahu, 4 Hatushi, Shebaniahu, Maluku, 5 Harimi,+ Meremoti, Abdia, 6 Danieli,+ Ginetoni, Baruku, 7 Meshulami, Abijahu, Mijamini, 8 Maziahu, Belgai dhe Shemajahu; këta janë priftërinjtë.
9 Levitët ishin: Jeshuai, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit, Kadmieli,+ 10 Shebaniahu, Hodjahu, Kelitai, Pelajahu, Hanani, 11 Mikai, Rehobi, Hashabiahu, 12 Zakuri, Sherebiahu,+ Shebaniahu, 13 Hodjahu, Bani dhe Beninui.
14 Krerët e popullit ishin: Paroshi, Pahath-Moabi,+ Elami, Zatui, Bani, 15 Buni, Azgadi, Bebai, 16 Adonijahu, Bigvai, Adini, 17 Ateri, Hezekia, Azuri, 18 Hodjahu, Hashumi, Bezai, 19 Harifi, Anatothi, Nebai, 20 Magpiashi, Meshulami, Heziri, 21 Meshezabeli, Sadoku, Jaduai, 22 Pelatiahu, Hanani, Anajahu, 23 Hoshea, Hananiahu, Hashubi, 24 Haloheshi, Pelhai, Shobeku, 25 Rehumi, Hashabnahu, Masejahu, 26 Akijahu, Hanani, Anani, 27 Maluku, Harimi dhe Banahu.
28 Pjesa tjetër e popullit—priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, shërbëtorët e tempullit* dhe të gjithë ata që u ndanë nga popujt e vendeve përreth për të zbatuar Ligjin e Perëndisë së vërtetë,+ si edhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre, të gjithë ata që e dinin dhe e kuptonin* ç’ishte një betim—29 u bashkuan me vëllezërit e tyre, pra, me burrat e shquar, dhe u betuan se do të ecnin sipas Ligjit të Perëndisë së vërtetë, që ishte dhënë nëpërmjet Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë së vërtetë, dhe se do të zbatonin me kujdes gjithë urdhërimet e Jehovait, Zotërisë tonë, vendimet e tij gjyqësore dhe rregullat e tij, përndryshe do të ishin të mallkuar. 30 Ata u betuan: «Nuk do t’ua japim bijat tona popujve të vendeve përreth dhe nuk do të marrim bijat e tyre për bijtë tanë.+
31 Nëse popujt e vendeve përreth sjellin për të shitur mallra dhe çdo lloj drithi ditën e sabatit, nuk do të blejmë asgjë prej tyre në sabat+ e as në ditë të shenjtë.+ Gjithashtu do të heqim dorë nga prodhimi i vitit të shtatë+ e do të falim çdo borxh të pashlyer.+
32 Për më tepër, do t’i vëmë vetes si detyrë që secili të japë çdo vit një të tretën e një sikle* për shërbimin që bëhet në shtëpinë* e Perëndisë tonë,+ 33 për bukët e vëna stivë,*+ për blatimin e rregullt në drithë,+ për blatimin e djegur të rregullt të sabateve+ dhe të hënës së re,+ për festat e caktuara,+ për gjërat e shenjta, për blatimet për mëkatin+ që të bëhet shlyerja për Izraelin dhe për tërë punën në shtëpinë e Perëndisë tonë.
34 Madje do të hedhim short për furnizimin me dru që duhet të sjellin në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjtë, levitët dhe populli, sipas shtëpive atërore, në kohën e caktuar, vit për vit, për t’i djegur në altarin e Jehovait, Perëndisë tonë, siç është shkruar në Ligj.+ 35 Po ashtu, do të sjellim vit për vit në shtëpinë e Jehovait, frytet e para të tokës dhe frytet e para të çdo lloj peme frutore,+ 36 si edhe bijtë tanë të parëlindur dhe pjellën e parë të bagëtive,+ qoftë të imëta, qoftë të trasha, ashtu siç është shkruar në Ligj. Do t’i sjellim në shtëpinë e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbejnë në shtëpinë e Perëndisë tonë.+ 37 Gjithashtu, frytet e para të drithërave të bluara ashpër,+ kontributet, frytet e çdo lloj peme,+ verën e re dhe vajin+ duhet t’ua sjellim priftërinjve në depot e shtëpisë* së Perëndisë tonë.+ Përveç këtyre do t’u sjellim levitëve të dhjetën* e prodhimeve të tokës,+ meqë ata mbledhin të dhjetën në të gjitha qytetet tona bujqësore.
38 Dhe prifti, bir i Aronit, duhet të jetë me levitët kur ata të mbledhin të dhjetën, dhe levitët duhet ta paraqitin të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë,+ në dhomat e depos. 39 Izraelitët dhe bijtë e levitëve duhet të sjellin kontributin+ e drithit, verën e re dhe vajin+ në depo, sepse aty janë pajisjet e shenjtërores, si edhe priftërinjtë që shërbejnë, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë.»+
11 Ndërkohë, princat e popullit po jetonin në Jerusalem,+ kurse pjesa tjetër e popullit hodhi short+ që një në çdo dhjetë veta të vinte e të jetonte në Jerusalem, në qytetin e shenjtë, ndërsa nëntë të tjerët qëndruan në qytetet e tjera. 2 Për më tepër, disa burra dolën vullnetarë që të jetonin në Jerusalem, dhe populli kërkoi bekimin e Perëndisë për ta.
3 Këta janë krerët e provincës që jetuan në Jerusalem. (Pjesa tjetër e Izraelit, priftërinjtë, levitët, shërbëtorët e tempullit*+ dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit+ jetuan në qytetet e tjera të Judës, secili në zotërimin e vet, në qytetin e vet.+
4 Edhe disa nga njerëzit e Judës dhe të Beniaminit jetuan në Jerusalem.) Nga njerëzit e Judës ishin: Atajahu, bir i Uziahut, bir i Zakarisë, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalalelit nga familja e Perezit;+ 5 dhe Masejahu, bir i Barukut, bir i Kolhozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarisë nga familja e shelanitëve. 6 Gjithë bijtë e Perezit që banonin në Jerusalem, ishin 468 burra të zotë.
7 Këta ishin njerëzit e Beniaminit: Salui,+ bir i Meshulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Masejahut, bir i Ithielit, bir i Jeshajahut; 8 pas tij familja e Gabait dhe e Salait, 928 veta; 9 Joeli, bir i Zikrit, ishte mbikëqyrësi i tyre, dhe Juda, bir i Hasenuahut, ishte i dyti i qytetit.
10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit, Jakini,+ 11 Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshulamit, bir i Sadokut, bir i Merajotit, bir i Ahitubit,+ një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë* së vërtetë, 12 dhe vëllezërit e tyre që shërbenin në shtëpinë e Perëndisë, 822 veta. Adajahu, bir i Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amzit, bir i Zakarisë, bir i Pashkurit,+ bir i Malkijahut, 13 dhe vëllezërit e tij, krerë të shtëpive atërore, 242 veta. Amashai, bir i Azarelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemotit, bir i Imerit, 14 dhe vëllezërit e tyre, që ishin burra të fuqishëm e sypatrembur, 128 veta. Mbikëqyrës i tyre ishte Zabdieli, i cili vinte nga një familje me emër.
15 Nga levitët: Shemajahu,+ bir i Hashubit, bir i Azrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit; 16 Shabetai+ dhe Jozabadi,+ nga krerët e levitëve, të cilët ishin përgjegjës për punën që bëhej në anën e jashtme të shtëpisë së Perëndisë së vërtetë; 17 Mataniahu,+ bir i Mikesë, bir i Zabdit, bir i Asafit,+ drejtuesi i këndimit që niste lëvdimet gjatë lutjes;+ Bakbukiahu, ndihmësi i tij, dhe Abdai, bir i Shamuait, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.+ 18 Tërë levitët në qytetin e shenjtë ishin 284 veta.
19 Derëtarët ishin Akubi, Talmoni+ dhe vëllezërit e tyre që ruanin portat, 172 veta.
20 Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve ishin në tërë qytetet e tjera të Judës, secili në pronën e vet të trashëguar.* 21 Shërbëtorët e tempullit*+ jetonin në Ofel,+ dhe Zihai e Gishpai ishin përgjegjës për shërbëtorët e tempullit.
22 Mbikëqyrësi i levitëve në Jerusalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut,+ bir i Mikait nga familja e Asafit, këngëtarët. Ai ishte përgjegjës për punën që bëhej në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 23 Për këngëtarët kishte një urdhër mbretëror,+ që të merrnin përditë një sasi të caktuar gjërash të nevojshme. 24 Petahiahu, bir i Meshezabelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte këshilltar i mbretit* për çdo çështje të popullit.
25 Kjo është lista e vendbanimeve dhe e rrethinave të tyre: disa nga njerëzit e Judës jetuan në Kiriat-Arbë+ dhe në fshatrat e saj, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabzel+ dhe në vendbanimet e tij, 26 në Jeshua, në Moladah,+ në Beth-Pelet,+ 27 në Hazar-Shual,+ në Ber-Shebë dhe në fshatrat e saj, 28 në Ziklag,+ në Mekonah dhe në fshatrat e tij, 29 në En-Rimon,+ në Zorah,+ në Jarmuth, 30 në Zanoah,+ në Adulam dhe në vendbanimet e tyre, në Lakish+ dhe në rrethinat e tij, në Azekah+ dhe në fshatrat e tij. Ata u vendosën* nga Ber-Sheba deri në luginën e Hinomit.+
31 Kurse njerëzit e Beniaminit ishin në Gebë,+ në Mikmash, në Aija, në Bethel+ dhe në fshatrat e tij, 32 në Anatoth,+ në Nob,+ në Ananiah, 33 në Hazor, në Ramah,+ në Gitaim, 34 në Hadid, në Zeboim, në Nebalat, 35 në Lod, në Ono+ dhe në luginën e artizanëve, 36 dhe disa ndarje të levitëve nga Juda u caktuan në territorin e Beniaminit.
12 Këta ishin priftërinjtë dhe levitët që u kthyen me Zorobabelin,+ birin e Shealtielit,+ dhe Jeshuain:+ Serajahu, Jeremia, Ezdra, 2 Amariahu, Maluku, Hatushi, 3 Shekaniahu, Rehumi, Meremoti, 4 Idoja, Ginetoi, Abijahu, 5 Mijamini, Madiahu, Belgahu, 6 Shemajahu, Jojaribi, Jedajahu, 7 Salui, Amoku, Hilkiahu dhe Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve dhe vëllezërit e tyre në ditët e Jeshuait.
8 Levitët ishin: Jeshuai, Binui, Kadmieli,+ Sherebiahu, Juda dhe Mataniahu+ që niste këngët e falënderimit bashkë me vëllezërit e tij, 9 kurse Bakbukiahu dhe Uni, vëllezërit e tyre, qëndronin përballë tyre e shërbenin si roja.* 10 Jeshuait i lindi Jojakimi, Jojakimit i lindi Eliashibi,+ dhe Eliashibit i lindi Jojadai.+ 11 Jojadait i lindi Jonatani, dhe Jonatanit i lindi Jaduai.
12 Këta ishin priftërinjtë në ditët e Jojakimit, krerët e shtëpive të tyre atërore: për Serajahun,+ Merajahu; për Jereminë, Hananiahu; 13 për Ezdrën,+ Meshulami; për Amariahun, Jehohanani; 14 për Malukun, Jonatani; për Shebaniahun, Jozefi; 15 për Harimin,+ Adnai; për Merajotin, Helkai; 16 për Idon, Zakaria; për Ginetonin, Meshulami; 17 për Abijahun,+ Zikri; për Miniaminin, — —;* për Moadiahun, Piltai; 18 për Belgahun,+ Shamuai; për Shemajahun, Jehonatani; 19 për Jojaribin, Matenai; për Jedajahun,+ Uzi; 20 për Salain, Kalai; për Amokun, Eberi; 21 për Hilkiahun, Hashabiahu; për Jedajahun, Netaneli.
22 Krerët e shtëpive atërore të levitëve dhe të priftërinjve u regjistruan në ditët e Eliashibit, të Jojadait,+ të Johananit dhe të Jaduait, pra, deri në mbretërimin e Darit, persit.
23 Krerët e shtëpive atërore të levitëve u regjistruan në librin e historisë së atyre kohëve deri në ditët e Johananit, birit të Eliashibit. 24 Krerët e levitëve ishin: Hashabiahu, Sherebiahu e Jeshuai,+ biri i Kadmielit,+ dhe vëllezërit e tyre, rojat, qëndronin grupe-grupe përballë tyre për të thurur lavde e për të falënderuar Perëndinë sipas udhëzimeve të Davidit,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë. 25 Mataniahu,+ Bakbukiahu, Abdia, Meshulami, Talmoni dhe Akubi+ ishin derëtarë+ që ruanin depot pranë portave. 26 Këta shërbyen në ditët e Jojakimit, bir i Jeshuait,+ bir i Jozadakut, dhe në ditët e guvernatorit Nehemia e të priftit dhe kopistit* Ezdra.+
27 Për inaugurimin e mureve të Jerusalemit, ata i kërkuan levitët në tërë vendet ku jetonin dhe i sollën në Jerusalem për t’i inauguruar muret me gëzim, me këngë falënderimi,+ me cimbale, me instrumente me tela dhe me harpa. 28 Bijtë e këngëtarëve* u mblodhën nga krahina,* nga zona rreth e qark Jerusalemit, nga vendbanimet e netofathitëve,+ 29 nga Beth-Gilgali,+ nga rrethinat e Gebës+ dhe të Azmavetit,+ sepse këngëtarët kishin ngritur vendbanime rreth e qark Jerusalemit. 30 Priftërinjtë dhe levitët pastruan ceremonialisht veten, popullin,+ portat+ dhe murin.+
31 Atëherë i ngjita princat e Judës mbi mur. Më tej caktova dy kore falënderimi dhe dy vargane të mëdha njerëzish, njëri prej të cilëve ecte në të djathtë mbi mur, për te Porta e Togjeve të Hirit.+ 32 Prapa tyre ecnin Hoshajahu dhe gjysma e princave të Judës, 33 si edhe Azariahu, Ezdra, Meshulami, 34 Juda, Beniamini, Shemajahu dhe Jeremia. 35 Me ta ishin disa nga bijtë e priftërinjve me trumbeta:+ Zakaria, bir i Jonatanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit,+ 36 dhe vëllezërit e tij, Shemajahu, Azareli, Milalai, Gilalai, Mai, Netaneli, Juda dhe Hanani, me instrumentet muzikore të Davidit,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë. Kopisti* Ezdra+ ecte përpara tyre. 37 Te Porta e Burimit+ ata vazhduan drejt përpara dhe u ngjitën në Shkallën+ e Qytetit të Davidit,+ nëpërmjet së përpjetës së murit, që është afër Shtëpisë së Davidit, dhe vazhduan deri te Porta e Ujërave+ në lindje.
38 Kori tjetër i falënderimit ecte në të kundërt,* dhe unë ecja pas tij bashkë me gjysmën e popullit, mbi murin e Kullës së Furrave+ për te Muri i Gjerë+ 39 dhe mbi Portën e Efraimit,+ për te Porta e Qytetit të Vjetër,+ te Porta e Peshqve,+ te Kulla e Hananelit,+ te Kulla e Meahut, te Porta e Deleve;+ ata u ndalën te Porta e Rojës.
40 Në fund, dy koret e falënderimit ndaluan përpara shtëpisë së Perëndisë së vërtetë. Edhe unë u ndala me gjysmën e mëkëmbësve. 41 U ndalën edhe priftërinjtë Eliakim, Masejah, Miniamin, Mikajah, Elioena, Zakaria dhe Hananiah, me trumbeta, 42 si edhe priftërinjtë Masejah, Shemajah, Eleazar, Uz, Jehohanan, Malkijah, Elam dhe Ezer. Këngëtarët këndonin me zë të lartë nën drejtimin e Izrahiahut.
43 Atë ditë bënë shumë flijime dhe të gjithë fluturonin nga gëzimi,+ sepse Perëndia i vërtetë i kishte mbushur me hare; gëzonin edhe gratë me fëmijët.+ Ndaj atmosfera e gëzuar në Jerusalem mund të dëgjohej shumë larg.+
44 Atë ditë u caktuan disa burra që të mbikëqyrnin depot+ e kontributeve,+ të fryteve të para+ dhe të të dhjetave.+ Në to duhej të mblidhnin nga arat e qyteteve sasitë që kërkoheshin në Ligj+ për priftërinjtë dhe levitët,+ sepse Juda fluturonte nga gëzimi ngaqë priftërinjtë dhe levitët ishin në shërbim. 45 Këta nisën të kryenin detyrat që u kishte dhënë Perëndia dhe të plotësonin detyrimin për pastrimin ceremonial. Edhe këngëtarët e derëtarët i kryen detyrat e tyre sipas udhëzimeve të Davidit dhe të të birit, Solomonit, 46 sepse në ditët e Davidit dhe të Asafit, shumë kohë më parë, kishte dirigjentë* për këngëtarët dhe për këngët e lëvdimit e të falënderimit për Perëndinë.+ 47 Kështu, gjatë ditëve të Zorobabelit+ dhe të Nehemisë, tërë Izraeli jepte racionet për këngëtarët+ dhe derëtarët,+ sipas nevojave të përditshme. Ata vinin mënjanë edhe racionin për levitët,+ kurse levitët vinin mënjanë racionin për pasardhësit e Aronit.
13 Atë ditë u lexua libri i Moisiut dhe populli dëgjonte.+ Në të gjetën të shkruar se asnjë amonit dhe moabit+ nuk duhej të hynte kurrë në kongregacionin e Perëndisë së vërtetë,+ 2 sepse nuk i pritën izraelitët me bukë e ujë, por i ofruan një shpërblim Balamit që t’i mallkonte.+ Mirëpo Perëndia ynë e kishte kthyer mallkimin në bekim.+ 3 Me të dëgjuar Ligjin, populli filloi të dëbonte nga Izraeli tërë njerëzit me prejardhje të huaj.*+
4 Para kësaj, prifti që kishte në ngarkim depot e shtëpisë së Perëndisë tonë,*+ Eliashibi,+ i afërm i Tobisë,+ 5 kishte vënë në dispozicion të Tobisë një depo të madhe, ku më parë vinin blatimin në drithë, temjanin e bardhë, pajisjet dhe të dhjetën e drithit, të verës së re e të vajit+ që u takon me të drejtë levitëve,+ këngëtarëve dhe derëtarëve, si dhe kontributin për priftërinjtë.+
6 Gjatë gjithë kësaj kohe nuk isha në Jerusalem, sepse kisha vajtur te mbreti Artakserks+ i Babilonisë në vitin e 32-të të mbretërimit të tij;+ ca kohë më vonë i kërkova leje të largohesha. 7 Pastaj erdha në Jerusalem dhe vura re gjënë e pështirë që kishte bërë Eliashibi+ për hir të Tobisë,+ duke i vënë në dispozicion një depo në oborrin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë. 8 Kjo gjë nuk më pëlqeu aspak, prandaj i hodha tërë mobiliet e Tobisë jashtë depos. 9 Pastaj dhashë urdhër që të pastroheshin ceremonialisht depot, dhe vura përsëri atje pajisjet e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë,+ me blatimin në drithë dhe temjanin e bardhë.+
10 Për më tepër, mora vesh që levitëve+ nuk u kishin dhënë racionet e tyre,+ prandaj levitët dhe këngëtarët që bënin punën, kishin ikur secili në arën e vet.+ 11 Kështu i qortova ashpër mëkëmbësit+ dhe u thashë: «Pse është lënë pas dore shtëpia e Perëndisë së vërtetë?»+ Atëherë i mblodha levitët dhe i vura përsëri në caktimet e tyre, 12 dhe tërë Juda solli në depo të dhjetën+ e drithit, të verës së re dhe të vajit.+ 13 Pastaj i lashë depot në ngarkim të priftit Shelemiah, të kopistit* Sadok dhe të levitit Pedajah, dhe ndihmësi i tyre ishte Hanani, bir i Zakurit, bir i Mataniahut, sepse këta konsideroheshin të besueshëm. Ata kishin përgjegjësinë t’u shpërndanin vëllezërve sasitë e caktuara.
14 Më kujto për këtë,+ o Perëndia im, dhe mos e fshi nga kujtesa dashurinë besnike që kam treguar për shtëpinë tënde dhe shërbimin që kryhet atje.*+
15 Në ato ditë pashë në Judë njerëz që punonin në shtypësen e rrushit në sabat,+ që sillnin drithë me shumicë dhe e ngarkonin mbi gomarë, që sillnin edhe verë, rrush, fiq dhe lloj-lloj prodhimesh në Jerusalem, ditën e sabatit.+ Prandaj i paralajmërova që të mos shitnin asnjë lloj prodhimi atë ditë.* 16 Veç kësaj, tirasit që jetonin në Jerusalem sillnin peshq e lloj-lloj mallrash në qytet dhe ua shitnin në sabat njerëzve të Judës.+ 17 Kështu i qortova ashpër fisnikët e Judës dhe u thashë: «Ç’është kjo ligësi që po bëni, duke përdhosur edhe ditën e sabatit? 18 A nuk bënë kështu paraardhësit tanë, aq sa Perëndia ynë solli gjithë atë të keqe kundër nesh dhe kundër këtij qyteti? E tani, po e ndizni edhe më shumë zemërimin e zjarrtë të Perëndisë kundër Izraelit duke përdhosur sabatin.»+
19 Kështu që, sapo filloi të binte hija e mbrëmjes mbi portat e Jerusalemit, para se të fillonte sabati, urdhërova që të mbylleshin dyert dhe të mos i hapnin pa mbaruar sabati. Vendosa te portat edhe disa prej shërbëtorëve të mi që të mos sillej brenda asnjë prodhim ditën e sabatit. 20 Prandaj, tregtarët dhe shitësit e çdo lloj malli e kaluan natën një a dy herë jashtë Jerusalemit. 21 Atëherë i paralajmërova: «Pse e kaloni natën përpara murit? Nëse e bëni prapë, do t’ju largoj me forcë.» Që nga ajo kohë, nuk erdhën më në sabat.
22 Gjithashtu u thashë levitëve se duhej të pastroheshin ceremonialisht gjithmonë dhe se duhej të vinin e të ruanin portat që dita e sabatit të mbetej e shenjtë.+ Më kujto edhe për këtë, o Perëndia im, dhe më trego mëshirë sipas dashurisë sate besnike të madhe.+
23 Në ato ditë pashë edhe judenj që ishin martuar me* gra+ ashdodite,+ amonite dhe moabite.+ 24 Gjysma e bijve të tyre fliste gjuhën ashdodite dhe gjysma fliste gjuhët e popujve të ndryshëm, por asnjeri nuk dinte të fliste gjuhën e judenjve. 25 Prandaj i qortova ashpër, i mallkova, godita disa nga burrat,+ u shkula flokët dhe u thashë: «Betohuni për Perëndinë se nuk do t’ua jepni vajzat tuaja djemve të tyre dhe nuk do të pranoni asnjë prej vajzave të tyre për bijtë tuaj ose për vete.+ 26 A nuk mëkatoi për shkak të tyre Solomoni, mbreti i Izraelit? Ndër kombe nuk kishte mbret si ai,+ dhe Perëndia e donte,+ ndaj e bëri mbret të të gjithë Izraelit. Por gratë e huaja e shtynë të mëkatonte edhe atë.+ 27 Si mundët të bënit gjithë këtë ligësi e të vepronit me pabesi kundër Perëndisë tonë duke u martuar me gra të huaja?!»+
28 Një prej bijve të Jojadait,+ bir i kryepriftit Eliashib,+ ishte martuar me një nga vajzat e Sanballat+ horonitit, prandaj e përzura.
29 Mos i harro, o Perëndia im, sepse kanë ndotur priftërinë dhe besëlidhjen e priftërisë+ e të levitëve.+
30 Më pas e pastrova popullin nga çdo ndikim i huaj, u caktova detyra priftërinjve e levitëve, secilin në shërbimin e vet,+ 31 dhe mora masa për furnizimin me dru+ në kohën e caktuar, si edhe me frytet e para të tokës.
Më kujto për mirë, o Perëndia im!+
Do të thotë «Jah ngushëllon».
Shih Shtojcën B15.
Ose «pallatin mbretëror të Suzës; citadelën e Suzës».
Ose «urdhrin».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «i frikësohen».
Shih Shtojcën B15.
Ose «Përtej Eufratit».
Ose «pyllit të mbretit».
Ose «e Tempullit».
Fjalë për fjalë «shërbëtorit».
Fjalë për fjalë «më kishte vënë në zemër».
Ose «vadi». Shih Fjalorthin.
Ose «Përfaqësuesit e mbretit».
Fjalë për fjalë «forcuan duart».
Fjalë për fjalë «shërbëtori».
Ose «e kushtuan». Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Fjalë për fjalë «të ulte qafën».
Ose «juridiksionin».
Ose «Përtej Eufratit».
Ose «bërës parfumesh».
Ose «e shtruan me pllaka guri».
Ose «një pjesë tjetër të përcaktuar».
Rreth 445 m. Shih Shtojcën B14.
Një mundësi tjetër «e krahinës aty pranë».
Ose «Pallati mbretëror».
Ose «Nethinimët». Fjalë për fjalë «Të dhuruarit».
Ose «u acarua».
Ose «Hamejtë».
Fjalë për fjalë «dhjetë herë».
Ose «parzmore të thurura».
Fjalë për fjalë «qëndronin prapa».
Ose «heshtën».
Shih Fjalorthin.
Ose «fajde».
Fjalë për fjalë «në frikën e Perëndisë tonë». Shih Fjalorthin.
Ose «1 për qind të parave», pra çdo muaj.
Fjalë për fjalë «shkunda kraharorin».
Shih Fjalorthin.
Ose «Ashtu qoftë!»
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «i frikësohesha Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Për mua».
Fjalë për fjalë «rrafshinë lugine».
Fjalë për fjalë «duart».
Fjalë për fjalë «më forco duart».
Shih Shtojcën B15.
Fjalë për fjalë «i frikësohej Perëndisë së vërtetë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «më shtiu në zemër».
Ose «Nethinimët». Fjalë për fjalë «Të dhuruarit».
Ose «u përjashtuan nga priftëria si të ndotur».
Ose «Tirshata», titull në gjuhën perse për guvernatorin e një province.
Shih Fjalorthin.
Ose «Tirshata», titull në gjuhën perse për guvernatorin e një province.
Në përgjithësi përkon me darikun e artë persian që peshonte 8,4 g. Nuk është drahma e Shkrimeve Greke. Shih Shtojcën B14.
Një minë në Shkrimet Hebraike ishte 570 g. Shih Shtojcën B14.
Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
Fjalë për fjalë «gjithë Izraeli».
Ose «skribit».
Ose «Ashtu qoftë!»
Ose «tirshata», titull në gjuhën perse për guvernatorin e një province.
Ose «skribi».
Fjalë për fjalë «gjëra të yndyrshme».
Ose «forca».
Ose «skribi».
Ose «strehë të përkohshme».
Fjalë për fjalë «Tërë kongregacioni».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «një çerek dite».
Ose «jetë e mot!»
Fjalë për fjalë «farës». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «ligje të besueshme».
Fjalë për fjalë «ngrite dorën».
Fjalë për fjalë «e ngurtësuan qafën».
Fjalë për fjalë «e ngurtësuan qafën».
Ose «hirmadh».
Ose «dashamirësi».
Ose «shtatore të derdhur».
Ose «të pasur».
Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.
Fjalë për fjalë «e hodhën pas shpine Ligjin tënd».
Ose «i mbanin nën zgjedhë».
Ose «hirmadh».
Ose «paralajmërimeve».
Ose «të pasur».
Fjalë për fjalë «trupat tanë».
Ose «tirshata», titull në gjuhën perse për guvernatorin e një province.
Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
Një mundësi tjetër «të gjithë ata që ishin në moshë për të kuptuar».
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Ose «tempullin».
Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.
Ose «sallat e ngrënies të shtëpisë».
Shih Fjalorthin.
Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
Ose «e tempullit të Perëndisë».
Ose «në trashëgiminë e vet».
Ose «Nethinimët». Fjalë për fjalë «Të dhuruarit».
Fjalë për fjalë «ishte te dora e mbretit».
Ose «ngritën kampe».
Një mundësi tjetër «gjatë shërbimit».
Ka të ngjarë që këtu të mungojë një emër në tekstin hebraik.
Ose «skribit».
Ose «Këngëtarët e stërvitur».
Domethënë, krahina përreth Jordanit.
Ose «Skribi».
Ose «përballë».
Fjalë për fjalë «krerë».
Ose «prejardhje të përzier».
Ose «sallat e ngrënies të tempullit të Perëndisë tonë».
Ose «skribit».
Ose «kujdesin që tregohet për të».
Një mundësi tjetër «i paralajmërova atë ditë që të mos shitnin asnjë lloj prodhimi».
Ose «kishin marrë në shtëpi».