«Shtatë gafat e botës»
ËSHTË thënë se Mohandas Gandi formuloi një listë, të cilën e quajti «Shtatë gafat e botës». Ato janë si më poshtë vijon:
• Pasuri pa punë
• Kënaqësi pa ndërgjegje
• Njohuri pa karakter
• Tregti pa moral
• Shkencë pa njerëzillëk
• Adhurim pa sakrificë
• Politikë pa parime
Thuhet se i nipi, Arun Gandi, ka shtuar në listë të tetën:
• Të drejta pa përgjegjësi
Ju mbase mund të shtonit diçka më shumë, por kjo listë të fut pa dyshim në mendime. Përgjigjja e Biblës për këto «gafa» përmblidhet në dy urdhërime: «‘Duhet ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.’ Ky është më i madhi dhe më i pari urdhërim. I dyti, ngjashëm atij, është ky: ‘Duhet ta duash të afërmin tënd si veten tënde.’ Në këto dy urdhërime varet i gjithë Ligji dhe profetët.»—Mateu 22:37-40, BR.
[Burimi i figurës në faqen 20]
UPI/Corbis-Bettmann