«Diçka e veçantë»
Pasi lexoi librin Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë, libër që përpiqet të paraqesë çdo ngjarje të jetës tokësore të Jezuit e cila është treguar në të katër Ungjijtë, një grua 70-vjeçare nga Moska, Rusi, thirri: «Nuk kam lexuar kurrë një literaturë si kjo. Dua të di më shumë mbi Perëndinë dhe Jezu Krishtin e madje edhe të studioj Biblën.»
Zyra e Degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi merr shpesh letra të tilla në lidhje me literaturën biblike. Një letër e ngjashme u dërgua nga një grua që jeton në Çeljabinsk, një qytet me më shumë se një milion banorë, që gjendet rreth 1.500 kilometra në juglindje të Moskës.
Ajo tha për librin Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë: «Libri është diçka e veçantë. Ai ngulit te njerëzit një shpresë për një të ardhme të lumtur dhe i ndihmon të dinë mbi historinë e lashtë. Para se të bija në kontakt me këtë libër, nuk kisha menduar kurrë për Perëndinë dhe nuk isha interesuar kurrë për fetë, por tani dua të pagëzohem. Dëshiroj shumë të studioj literaturën tuaj. Për gjërat që kam lexuar dua të flas me miqtë, të njohurit dhe të afërmit e mi.»
Edhe ju mund të merrni literaturë që mund t’ju ndihmojë të mësoni më shumë mbi Jezuin dhe mbi shpresën e bazuar në Bibël për jetën në një botë të re. Nëse do t’ju pëlqente të merrnit një kopje të librit Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë ose do të dëshironit që dikush të vinte në shtëpinë tuaj për të drejtuar një studim biblik pa pagesë, ju lutemi shkruani në adresën: Kutia Postare 118, Tiranë ose në një adresë të përshtatshme nga ato që gjenden në faqen 5.