India dhe Kina të kërcënuara nga duhani
NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË INDI
NDËRKOHË që në botën Perëndimore reklamave për duhanin po u vihet fre gjithnjë e më shumë dhe njohuria për rreziqet shëndetësore të pirjes së duhanit po përhapet, firmat e mëdha të duhanit i janë drejtuar Lindjes, për të shitur produktet e tyre. Disa studime të financuara nga Banka Botërore parashikojnë se rreth vitit 2010, vdekjet nga duhani në Kinë mund të arrijnë në një milion njerëz çdo vit. Në një revistë mjekësore (British Medical Journal) pohohej se 100 milionë kinezë nën moshën 29-vjeçare, do të vdesin si pasojë e pirjes së duhanit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se bashkë me Kinën, edhe Indinë—me një popullsi prej gati një miliard banorësh—e presin «shtimet më të mëdha dhe më të shpejta në sëmundjet që lidhen me duhanin». Raportet thonë se në atë vend fillojnë duhanin rreth 20 milionë fëmijë çdo vit. Një burrë nga India Jugore, për shumë vjet ka qenë një duhanxhi që pinte thuajse pa pushim cigare. Ai u shkroi botuesve të Zgjohuni! duke shprehur çmueshmërinë për një artikull të revistës, i cili e ndihmoi të hiqte dorë krejtësisht nga duhani. Ishte artikulli «Ti mund ta lësh: Ne e bëmë!», që doli në numrin e 8 dhjetorit 1998 (anglisht).
Çfarë arsyesh mund të të nxitin për ta lënë duhanin? Disa arsye që të futin në mendime, gjenden në faqen 25 të broshurës me 32 faqe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e treguar në kupon ose në njërën prej adresave të përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.