BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 1/02 f. 26-27
  • Bandat muzikore mahnitëse prej kallami të Ishujve Solomon

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bandat muzikore mahnitëse prej kallami të Ishujve Solomon
  • Zgjohuni!—2002
  • Material i ngjashëm
  • Dashuria ime për muzikën, jetën dhe Biblën
    Zgjohuni!—2007
  • Bari​—Jo vetëm diçka e gjelbër nën këmbët tuaja
    Zgjohuni!—2002
  • Jeta në kohët biblike​—Muzikantët dhe veglat e tyre muzikore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Ishujt Farer lidhen me rrugë unike
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 1/02 f. 26-27

Bandat muzikore mahnitëse prej kallami të Ishujve Solomon

Nga një shkrimtar i Zgjohuni! në Ishujt Solomon

A KENI provuar ndonjëherë t’i bini një lloj fyelli të quajtur fyelli i Panit? Mund të ndieni marrje mendsh për shkak të teknikës së frymëmarrjes që përdoret. Por imagjinoni t’u bini fyejve që janë dy metra të gjatë, me diametër pesë centimetra. Për të nxjerrë prej tyre një notë të vetme duhet të lëvizësh të gjithë trupin. Vendosni 40 nga këto instrumenta së bashku dhe do të krijoni një nga bandat muzikore mahnitëse prej kallami të Ishujve Solomon. Po, çdo instrument në këtë bandë, është bërë prej kallami! Shumëllojshmëria e madhe e kallamave në pyjet e dendura tropikale të Ishujve Solomon, jep mundësinë të bëhen fyej që nxjerrin tinguj të ndryshëm muzikorë, duke filluar nga tingulli më i lartë i sopranos deri te tingulli më i thellë e kumbues i basit.

Le të vizitojmë një magazinë në Honiara ku fyelltarët narasiratos po bëjnë gati instrumentet e tyre dhe po praktikohen para se të nisen për një turne koncertesh në Tajvan. Disa instrumente përbëhen nga një bashkim prej tre fyejsh, të cilët janë akorduar për t’i rënë një akordi, pra, tri notave njëherësh. Muzikantët i mbajnë të tre fyejt së bashku dhe i godasin lehtë mbi një copë të rrafshët guri për t’u siguruar se tingujt harmonizohen me njëri-tjetrin. Nëse jo, atëherë pritet një copëz nga fundi i fyellit që stonon. Këta fyej nuk përdoren për t’u fryrë. Në fund të çdo fyelli vihet një copë gomë dhe të gjithë së bashku përplasen në tokë duke shkaktuar që të kërcejnë përpjetë. Çfarë tingujsh të paharrueshëm lëshojnë ata më pas!a

Është e vështirë të përshkruash tingullin kur fyejt fillojnë të «këndojnë». Nganjëherë është shumë i ëmbël, herët e tjera është pothuajse shurdhues. Çdo kompozim ka koreografinë e vet dhe muzikantët kur luajnë lëvizin sa andej–këtej. Ka raste kur muzika është një himn frikësues, por më shpesh është një melodi e gëzuar e shoqëruar me goditjet ritmike të këmbëve. Ndoshta ndonjë ditë do të mund të na vizitoni dhe të dëgjoni me veshët tuaj një nga bandat muzikore mahnitëse prej kallami të Ishujve Solomon!

[Shënimi]

a Lloje të tjera fyejsh nxjerrin tinguj duke i goditur me një rrip të trashë gome.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo