BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 8/1 f. 3
  • Mendje të sfilitura

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mendje të sfilitura
  • Zgjohuni!—2004
  • Material i ngjashëm
  • Kur jeton me çrregullimet e humorit
    Zgjohuni!—2004
  • Shpresë për ata që vuajnë
    Zgjohuni!—2004
  • Të njohim shenjat
    Zgjohuni!—2001
  • Bëhen nëna tepër shpejt
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2004
g04 8/1 f. 3

Mendje të sfilitura

NIKOLA ka pasur periudha trishtimi të thellë që kur ishte 14 vjeçe. Megjithatë, në moshën 16-vjeçare, filloi të përjetonte diçka të re​—një gjendje të çuditshme euforie dhe energjie të jashtëzakonshme. Në kokë i vërshonin mendime, thoshte gjëra pa lidhje dhe vuante nga pagjumësia. E gjithë kjo shoqërohej me një dyshim të pabazuar se miqtë përfitonin prej saj. Pastaj, Nikola thoshte se mund t’ua ndryshonte si të donte ngjyrën objekteve. Atëherë mamaja e saj e kuptoi se Nikola kishte nevojë për ndihmën e mjekut, prandaj e çoi në spital. Pasi e mbajtën për njëfarë kohe nën vëzhgim dhe i panë nga afër luhatjet e humorit, më në fund mjekët arritën të përcaktonin diagnozën: Nikola vuante nga çrregullimi bipolar.a

Anembanë botës ka miliona njerëz që ashtu si Nikola, vuajnë nga ndonjë çrregullim i humorit, i cili mund të jetë ose në formën e çrregullimit bipolar, ose në formën e depresionit. Pasojat e këtyre sëmundjeve mund të jenë shkatërrimtare. «Për vite të tëra kam provuar një dhembje të madhe shpirtërore,​—thotë Stiveni, një pacient që vuan nga çrregullimi bipolar.​—Bija në një trishtim të tmerrshëm e pastaj kaloja në një gjendje euforie. Terapia dhe ilaçet më ndihmonin, por gjithsesi mbetej një betejë.»

Nga se shkaktohen çrregullimet e humorit? Çfarë ndien një njeri që vuan nga depresioni apo nga çrregullimi bipolar? Si mund t’u jepet mbështetja e duhur atyre që vuajnë nga këto çrregullime dhe atyre që kujdesen për ta?

[Shënimi]

a Ky çrregullim quhet ndryshe çrregullimi maniako-depresiv. Ju lutemi kini parasysh se disa nga këto simptoma mund të jenë shenja të skizofrenisë, të abuzimit me drogën ose mund të jenë ndryshime të sjelljes që shoqërojnë zakonisht adoleshencën. Diagnoza duhet përcaktuar vetëm pas një analize rrënjësore nga profesionistë të kualifikuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo