BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 8/5 f. 32
  • ‘Të shohim vendin e mirë’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ‘Të shohim vendin e mirë’
  • Zgjohuni!—2004
Zgjohuni!—2004
g04 8/5 f. 32

‘Të shohim vendin e mirë’

«Pikërisht për këtë mjet të mrekullueshëm kisha nevojë. Tani i kam të gjalla në mendje vendet, njerëzit dhe ngjarjet në Bibël»,​—kështu shkroi një grua pasi kishte shqyrtuar broshurën me harta biblike ‘Të shohim vendin e mirë’, që u botua kohët e fundit.

Kjo broshurë 36-faqëshe dhe me ngjyra i ndihmon ata që po studiojnë Fjalën e Perëndisë të përfytyrojnë ngjarjet biblike. Letra e saj vazhdon: «Duke parë ndryshimin midis lartësisë në të cilën ngrihej tempulli dhe asaj të tokave përreth kuptoj shkrimet që flasin për ‘lartësimin’ e adhurimit të Jehovait. Më ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë se ku ndodheshin qytetet e strehimit, si dhe vendet e tjera që përmenden si në Shkrimet Hebraike, ashtu edhe në ato Greke. Fillova ta përdorja këtë broshurë të këndshme kur studioja librin e Veprave në Bibël.»

Ajo përfundoi: «Do ta përdor vazhdimisht këtë dhuratë të mrekullueshme ndërsa udhëtoj përmes Fjalës së Perëndisë.»

Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure me titull ‘Të shohim vendin e mirë’, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Pictorial Archive (Near Eastern History) Est

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo