BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 8/7 f. 31
  • «Në gjuhën tonë nuk ka fjalë të ndyra»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Në gjuhën tonë nuk ka fjalë të ndyra»
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • Të mos përdorim një të folur që lëndon
    Zgjohuni!—2003
  • Filipianëve 4:8—«Të gjitha gjërat që janë të vërteta, . . . këto mendoni»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • A është vërtet e gabuar të thuash fjalë të pista?
    Të rinjtë pyesin
  • Pse ka rëndësi mënyra si flasim?
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Zgjohuni!—2005
g05 8/7 f. 31

«Në gjuhën tonë nuk ka fjalë të ndyra»

MJERISHT, në shumë vende fjalët e ndyra përdoren nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ndërsa në të kaluarën zakonisht ishin burrat që kishin një të folur të tillë, sot gjithnjë e më tepër dëgjojmë edhe gratë që përdorin një fjalor të pistë. Gjithsesi, në disa vende, fjalët e ndyra nuk kanë qenë gjithnjë pjesë e të folurit të përditshëm. Shqyrtoni pak, për shembull, fjalët e indianit të fisit apashi, Xhejms Kiuathës.

Xhejmsi lindi në vitin 1873 në Nju-Meksiko, në Shtetet e Bashkuara. Kur ishte në moshë të thyer, rreth 90 vjeç, pohoi si më poshtë:

«Një mëngjes u zgjova nga zëri i gjyshit. Ishte ulur jashtë nën një strehë të bërë me shkurre, i drejtuar nga lindja e diellit dhe po këndonte Këngën e Mëngjesit. Ky është një himn drejtuar Jushonit . . . me të cilin ne e falënderojmë për dhuratën më të madhe që na ka dhënë​—dashurinë mes një burri dhe një gruaje, që për indianët apashë është gjë e shenjtë.a Apashët nuk bëjnë kurrë shaka të ndyra për seksin, dhe nuk arrijnë ta kuptojnë se si Sytë e Bardhë [njeriu i bardhë] i konsideron ngjizjen dhe lindjen si gjëra me të cilat mund të bësh shaka. Për ne kjo është po aq e rëndë sa edhe përdorimi i kotë i emrit të Perëndisë. Jam shumë krenar që në gjuhën tonë nuk ka fjalë të ndyra. Ne e falënderojmë Krijuesin e Jetës për privilegjin që bashkëpunojmë me të duke sjellë në jetë një krijesë të re.»​—Trashëgimia e vendlindjes (anglisht), botuar nga Arlin Hershfelder.

Afërsisht 2.000 vjet më parë, apostulli i krishterë Pavël shkroi: «Asnjë thënie e kalbur të mos dalë nga goja juaj, por çdo thënie që është e mirë për të ndërtuar sipas nevojës, që t’u japë atë që është e favorshme atyre që e dëgjojnë». Gjithashtu shkroi: «As sjellja e turpshme, as e folura pa mend, as shaka të ndyra, të cilat nuk kanë hije, por më tepër dhënia e falënderimeve.»​—Efesianëve 4:29; 5:3, 4.

Si mund të çrrënjosen nga zemra, nga mendja dhe nga goja fjalët e ndyra dhe sjellja e turpshme? Këshilla që i dha Pavli filipianëve, mund të na ndihmojë të gjithëve: «Vëllezër, çdo gjë që është e vërtetë, çdo gjë që konsiderohet serioze, çdo gjë që është e drejtë, çdo gjë që është e dëlirë, çdo gjë që është e dashur, çdo gjë për të cilën flitet mirë, çdo virtyt që ekziston dhe çdo gjë e denjë për lëvdim që ekziston, këto gjëra vazhdoni të konsideroni.»​—Filipianëve 4:8.

[Shënimi]

a Sipas besimit të indianëve apashë, Jushoni është krijuesi i jetës.

[Burimet e figurave në faqen 31]

Të gjitha fotografitë: Library of Congress, Prints & Photographs Division; simboli i apashëve: Dover Publications, Inc.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo