BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 8/8 f. 3
  • Të jetosh me frikë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të jetosh me frikë
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • «Mbase kësaj radhe ai ndryshon»
    Zgjohuni!—2001
  • Përse kaq shumë njerëz jetojnë me frikë?
    Zgjohuni!—2005
  • Zhvilloni një zemër që i frikësohet Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Të mësojmë të gjejmë gëzim në frikën ndaj Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Zgjohuni!—2005
g05 8/8 f. 3

Të jetosh me frikë

ROKSANAa ka frikë t’i thotë të shoqit se dëshiron të fillojë një punë me orar të shkurtuar. Një herë, kur Roksana i kërkoi para për biletën e autobusit që të shkonte tek e ëma, ai e rrahu aq keq, saqë asaj iu desh ndihma mjekësore. Roksana jeton me frikë.

Më parë Rolandoja nuk merakosej nëse e shoqja kthehej me autobus natën në shtëpi, kurse tani shkon e merr vetë me makinë. Në zonën e tyre, ka pasur aq shumë raste dhune, saqë Rolandoja ka frikë se mos i ndodh gjë edhe asaj.

Hajdi punon në qendër të kryeqytetit. Një herë, kur po kthehej në shtëpi, e përfshiu një turmë demonstruesish, që u bë e dhunshme. Tani, sa herë dëgjon se aty afër po kalojnë demonstrues, ajo stresohet. «Nuk ndihem e sigurt,​—thotë ajo.​—Nuk dua të punoj më këtu. Por s’kam rrugë tjetër.»

Roksana, Rolandoja dhe Hajdi kanë frikë, dhe jo vetëm kur ndodh diçka e papritur. Frika është një ndjenjë që i shoqëron ngado. Kur njerëzit jetojnë me frikë, mund t’u priten fuqitë. Frika u grabit kënaqësinë dhe nuk i lë të bëjnë gjërat që duan. Frika mund të zaptojë mendimet e njerëzve dhe të mos i lërë të përqendrohen në gjëra të tjera.

Të jetosh me frikë, është tepër stresuese. Shpesh, kjo e çon njeriun në depresion dhe mund t’ia shkatërrojë shëndetin. «Stresi frenon sistemin imunitar dhe është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve,​—shpjegon një revistë për shëndetin.​—Trupi do të shfaqë simptomat e konsumimit, sidomos në organet e përfshira. Mund të shfaqen tensioni i lartë, sëmundjet e zemrës, të veshkave, çrregullime në aparatin tretës, ulcera, dhembje koke, pagjumësi, depresion dhe ankth. Nëse kjo vazhdon për shumë kohë, vjen rraskapitja.»

Në botën e sotme është e zakonshme që njerëzit të jetojnë me frikë. A do të shohim ndonjëherë një botë ku ta gëzojmë jetën pa pasur frikë?

[Shënimi]

a Disa emra janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo