BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 22/10 f. 27
  • Rrathët e mistershëm të Afrikës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rrathët e mistershëm të Afrikës
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • Le ‘të mbetemi në fjalën e Jezuit’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Foleja e fazanit australian
    A është projektuar?
  • Të përdorim një metodë të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • «Sikur të jetë projektuar»?
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—2005
g05 22/10 f. 27

Rrathët e mistershëm të Afrikës

Në jugperëndim të Afrikës, në një brez toke 2.000 kilometra përgjatë skajit perëndimor të shkretëtirës së Namibit, janë përhapur andej-këtej në natyrë rrathë toke ranore dhe jopjellore me diametër 2-10 metra. Rreth e qark çdo pjese toke ka bar të gjatë. Disa vizitorë mendojnë se këta rrathë bëjnë që toka të duket si e sëmurë me linë e dhenve ose sikur ka njolla të formuara nga pikat gjigante të shiut. Sipas gojëdhënave të vendit rrathët kanë fuqi magjike. Disa fise besojnë se brenda çdo rrethi ndodhet varri i një bushmani (kështu quhen vendësit) që ka vdekur përgjatë shekujve në një nga konfliktet e shumta mes vendësve dhe kolonizatorëve.

Edhe shkencëtarët kanë shumë kohë që përpiqen t’i shpjegojnë këta rrathë. Në vitin 1978, me mendimin se rrathët do të lëviznin, te disa prej tyre studiuesit vunë në qendër kunja metalikë. Njëzet e dy vjet më vonë rrathët nuk kishin lëvizur. Gazeta e Londrës, The Daily Telegraph, thotë se ka pasur teori të shumta për origjinën e rrathëve, si për shembull «aktiviteti i termiteve, bimët helmuese që rriteshin aty, ndotja nga mineralet radioaktive ose strucët që zhgërryheshin në rërë». Kohët e fundit, profesorja e botanikës Gretel van Rujen e Universitetit të Pretorias, në Afrikën e Jugut, bëri një kërkim për të kuptuar natyrën e këtyre rrathëve. Ajo tregon: «I eksperimentuam me radhë teoritë dhe të gjitha dolën të gabuara.»

Ndoshta është për t’u vënë re se kërkuesit zbuluan që bari thahej kur mbillej në dheun që merrej brenda rrathëve. Por, rritej mirë në tokën me bar jashtë rrathëve, gjë që tregonte se këto pjesë toke ndryshonin nga njëra-tjetra. Megjithëse analizat e para të tokës nuk dhanë ndonjë shpjegim, Van Rujeni shpreson se, kur të përdorin një spektrometër mase, do të japin informacione të mëtejshme. Ajo dyshon se mund të ketë elemente helmuese në tokën e rrathëve. «Por edhe nëse i gjejmë ato,​—thotë Van Rujeni në revistën New Scientist,​—problemi tjetër është si u shfaqën atje.» Prandaj, tani për tani rrathët mbeten një nga misteret e shumta magjepsëse të tokës.

[Burimi i figurës në faqen 27]

Me mirësjelljen e Austin Stivënzit

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo