Nga lexuesit tanë
Duke shërbyer atje ku ka më shumë nevojë Artikulli «Ah, sikur të gjithë të rinjtë të arrinin ta kuptonin këtë!» (8 janar 2005), ishte pikërisht ai që më duhej. Në një shoqëri ku të rinjtë nxiten të rendin pas të mirave materiale, është kollaj të shpërqendrohesh nga synimi për ta mbajtur shërbimin ndaj Jehovait në vend të parë në jetë. Suksesi që pati Dejvi duke shërbyer atje ku kishte më shumë nevojë, më nxiti të angazhohem në një caktim të ngjashëm predikimi në fund të këtij viti.
K. G., Shtetet e Bashkuara
Jam shumë dakord me fjalët e Dejvit se «nuk ka asgjë më të mirë sesa t’i shërbesh Jehovait me gjithë shpirt». Sa keq që jo të gjithë të rinjtë e kuptojnë këtë. Nuk bëhem pishman që kam vendosur t’i përdor vitet e rinisë në shërbim të Jehovait, dhe kam si synim ta ruaj zellin deri në fund, ashtu si Dejvi.
A. P., Rusi
Pavarësisht nëse jemi të rinj a të moshuar, zelli i Dejvit na shtyn të mendojmë se si po e përdorim jetën. Dua t’u shpreh vlerësimin tim atyre prindërve të dashur që rritën një djalë për të cilin duhet të jenë krenarë.
L. K., Itali
Jam 17 vjeçe, dhe po mësoj një zanat. Shembulli i Dejvit më inkurajoi akoma edhe më shumë për t’i dhënë Jehovait më të mirën dhe të shërbej si lajmëtare në kohë të plotë në të ardhmen. E kam gjithë jetën përpara. Njësoj si Dejvi, më pëlqen shumë të shkoj atje ku ka më tepër nevojë për shërbëtorë të Jehovait. E di se kjo është mënyra më e mirë për ta përdorur jetën time.
R. I., Finlandë
Në vendin tim është e zakonshme që të rinjtë të ndjekin një karrierë ose thjesht ta kalojnë kohën vetëm për qejf. Jam i bindur se shembulli i Dejvit do të nxitë shumë të rinj të mendojnë për mënyrën se si po e përdorin jetën e tyre dhe të kuptojnë se sa e rëndësishme është të jetojnë në lartësinë e kushtimit që i kanë bërë Jehovait.
J. O., Suedi
Ky artikull më nxiti të rishqyrtoja synimet frymore. Nga ca kohë i kisha lënë pas dore. Por, përvoja e Dejvit më bëri të mendoja se çfarë do të thoshin të tjerët për mua, nëse do të vdisja. Gjithashtu, kuptova se duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje shërbimit. Vazhdoni të shkruani artikuj të tillë kaq të bukur!
S. K., Gjermani
Meqë jetojmë në një shoqëri materialiste, kemi nevojë për forcë që t’i luftojmë dëshirat e forta egoiste. Nuk do ta harroj shembullin e shkëlqyer të Dejvit. Do të bëj gjithçka që më kërkohet për të qenë në botën e re dhe për ta falënderuar Dejvin për mësimin e çmuar se «nuk ka asgjë më të mirë sesa t’i shërbesh Jehovait me gjithë shpirt».
O. G., Francë
Jam dhjetë vjeç. E kuptoj se si është ndier Dejvi, sepse edhe unë jam një pionier bashkë me prindërit në Tajvan. Ky artikull më dha shumë zemër. Sa bukur kur mëson se ka të rinj që shërbejnë atje ku ka më tepër nevojë! Jam dakord me Dejvin se nuk ka gjë më të mirë sesa kjo.
J. R., Tajvan
Fokat harp Faleminderit për artikullin «Të vegjlit e dëborës të Ishujve Magdalenë». (8 janar 2005) Kam qenë shumë e mërzitur për shkak të një problemi shëndetësor që po vazhdon prej kohësh. Por, kur i pashë këto krijesa kaq të bukura, m’u ngroh zemra. Duke mësuar për to u mbusha me mirënjohje për Jehovain dhe admirim për krijimin e tij. M’u duk sikur, po të zgjatja dorën, do t’i prekja. E falënderoj Jehovain që kam edhe një gjë tjetër për të parë më nga afër në botën e tij të re të drejtë.
Y. M., Japoni