BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/09 f. 30
  • E drejta e pacientit për të zgjedhur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E drejta e pacientit për të zgjedhur
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Konferencë e jashtëzakonshme në Moskë mbi kirurgjinë pa gjak
    Zgjohuni!—1999
  • Gjaku
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Kujdesi mjekësor më cilësor​—Cili është?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Pranova pikëpamjen e Perëndisë për gjakun
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 6/09 f. 30

E drejta e pacientit për të zgjedhur

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË ITALI

◼ Dëshmitarët e Jehovait nuk e pranojnë transfuzionin e gjakut. Ky qëndrim bazohet në urdhra biblikë, më i hershmi i të cilëve thotë: «Vetëm mos e hani mishin me shpirtin e tij, domethënë me gjakun e tij.» Të krishterëve në shekullin e parë iu tha qartë: «Vazhdoni të rrini larg . . . nga gjaku.»—Zanafilla 9:4; Veprat 15:29; Levitiku 17:14.

Në Monterencio, Itali, disa nxënësve nga klasa e gjashtë deri në klasën e tetë iu tha të shkruanin një ese për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Ndër nxënësit ishte edhe Benedeta, një Dëshmitare e Jehovait. Ajo shkroi:

«Dihet që Dëshmitarët e Jehovait nuk e pranojnë transfuzionin e gjakut ngaqë ndjekin parimet biblike, por kjo nuk do të thotë se nuk pranojnë mënyra të tjera trajtimi. Në të vërtetë, Dëshmitarët e Jehovait e vlerësojnë shëndetin. Ata bëjnë çmos të gjejnë kujdesin më të mirë shëndetësor për vete dhe për fëmijët e tyre. Ata janë më se të gatshëm të bashkëpunojnë me mjekët, me kusht që të respektohen bindjet e tyre.»

Më tej, Benedeta shtonte: «Çdo pacient ka të drejtën të zgjedhë trajtimin që beson se është më i miri për të, ka të drejtën ta respektojnë dhe të dijë rreziqet dhe dobitë e trajtimit që do të përdorë.»

Dega e AVIS-it (Shoqata e Dhuruesve Italianë të Gjakut) në Monterencio u dha çmime nxënësve që i shprehën më mirë mendimet e veta rreth kësaj teme. Në një artikull në revistën Monterenzio Vivace thuhej: «Një lavdërim i veçantë iu bë Benedeta Barbit për esenë e saj. Përmbajtja shkonte kundër rrymës, pasi ishte shumë larg nga qëllimi i AVIS-it, por nxënësja arriti t’i shprehte bindjet e veta me maturi dhe mirësjellje.»

Ndonëse qëndrimi i Dëshmitarëve të Jehovait shkon «kundër rrymës», shumë mjekë tani e kuptojnë vlerën e tij. Qëndrimi i Dëshmitarëve të Jehovait ka shërbyer si faktor i rëndësishëm për të çuar para një sërë procedurash mjekësore novatore që pakësojnë humbjen e gjakut gjatë operacioneve. Kjo u ka sjellë dobi qoftë pacientëve Dëshmitarë, qoftë atyre që nuk janë Dëshmitarë. Megjithatë, siç u tha në fillim, arsyeja kryesore përse Dëshmitarët e Jehovait nuk pranojnë gjak bazohet fortësisht në Bibël.

Herën tjetër që Dëshmitarët do t’ju vijnë në shtëpi, përse të mos i pyetni për pikëpamjen e Krijuesit për gjakun? Ata do të ishin shumë të gatshëm të bisedonin me ju dhe do ta bënin këtë me «respekt të thellë».—1 Pjetrit 3:15.

[Kutia dhe figura në faqen 30]

INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Me ndihmën e shumë specialistëve të njohur, DVD-ja Alternativat e transfuzionit shqyrton parimet mjekësore, ligjore dhe etike që përfshihen në trajtimet pa gjak. Mund ta siguroni nëpërmjet Dëshmitarëve të Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo