BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/14 f. 9
  • 3 Sepse ka shpresë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 3 Sepse ka shpresë
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • Si do të jetë e ardhmja?
    Si do të jetë e ardhmja?
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Mësimet elementare të Biblës
  • Ku mund të gjeni shpresë të vërtetë?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 4/14 f. 9
Një burrë me shpresë të fortë te premtimet e Perëndisë

TEMA KRYESORE | JO VETËVRASJES!

3 Sepse ka shpresë

«Zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.»​—PSALMI 37:11.

Bibla thotë qartë se jeta është ‘e mbytur me halle’. (Jobi 14:1) Sot, të gjithë preken nga tragjedi të ndryshme. Por disa ndihen tërësisht të pashpresë, sikur të mos kishte dritë në fund të tunelit, pa asnjë të ardhme më të mirë. A ndihesh edhe ti kështu? Nëse po, të jesh i sigurt se Bibla ofron shpresë të vërtetë, jo vetëm për ty, por për të gjithë njerëzimin. Për shembull:

  • Bibla mëson se Perëndia Jehova kishte si qëllim diçka shumë më të mirë për ne.​—Zanafilla 1:28.

  • Perëndia Jehova premton se do ta kthejë tokën në parajsë.​—Isaia 65:21-25.

  • Përmbushja e këtij premtimi është e sigurt. Zbulesa 21:3, 4 thotë:

    «Tenda e Perëndisë është me njerëzit. Ai do të banojë me ta, e ata do të jenë populli i tij. Po, vetë Perëndia do të jetë me ta. Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme shkuan.»

Kjo shpresë nuk është thjesht një dëshirë. Perëndia Jehova ka si qëllim ta realizojë këtë gjer në fund e ai ka edhe fuqinë, edhe dëshirën për ta bërë. Shpresa që jep Bibla është e besueshme dhe është një arsye e fortë pse t’i thuash «jo vetëvrasjes».

MOS HARRO: Megjithëse gjendja emocionale mund të të hedhë sa andej-këtej si një varkë në det të trazuar, mesazhi i shpresës në Bibël mund të jetë si një spirancë që nuk të lejon të lëkundesh.

ÇFARË MUND TË BËSH SOT: Fillo të shqyrtosh çfarë shprese të vërtetë për të ardhmen jep Bibla. Dëshmitarët e Jehovait do të të ndihmonin me kënaqësi. Mund t’i takosh në zonën tënde ose mund të gjesh informacione të vlefshme në sitin e tyre jw.org/​sq.a

a Sugjerim: vizito sitin jw.org/​sq dhe shih te BOTIME > BIBLIOTEKA ONLINE. Aty bëj kërkime duke përdorur fjalë kyçe si «depresioni» ose «vetëvrasja» për të gjetur më shumë ndihmë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo