BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 1 f. 12-13
  • Vizitë në Lihtenshtajn

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vizitë në Lihtenshtajn
  • Zgjohuni!—2016
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 1 f. 12-13
Urë e mbuluar mbi një lumë në Lihtenshtajn

VENDE DHE POPUJ

Vizitë në Lihtenshtajn

Hartë ku tregohen kufijtë e Lihtenshtajnit mes Zvicrës dhe Austrisë

ËSHTË ndër vendet më të vogla në botë. Ndodhet në Alpe mes Zvicrës dhe Austrisë. Përgjatë shekujve në këtë rajon kanë jetuar keltë, retianë, romakë dhe alemanë. Sot rreth dy të tretat e popullsisë së Lihtenshtajnit janë pasardhës të fisit aleman, të vendosur në këtë zonë afro 1.500 vjet më parë.

Gjuha zyrtare është gjermanishtja, edhe pse ka plot dialekte nga fshati në fshat. Dy pjata tipike të Lihtenshtajnit janë Tüarka-Rebel, specialitet i bërë me misër, dhe Käsknöpfle, makarona me djathë.

Dy gatime tipike të Lihtenshtajnit

Käsknöpfle

Një grua dhe një vajzë e vogël në Lihtenshtajn të veshura me rroba tradicionale shumëngjyrëshe

Rroba tradicionale shumëngjyrëshe

Udhëtimi nëpër vend u ofron vizitorëve pamje të maleve mbuluar me borë, të luginave gjelbëroshe, të vreshtave dhe të bimësive të llojllojshme. Për shembull, në këtë mikroshtet alpin mund të gjesh gati 50 lloje të orkideve të egra. Lihtenshtajni ka edhe muze, teatro e punishte vere, prandaj ka turistë si në verë, edhe në dimër.

Në Lihtenshtajn ka Dëshmitarë të Jehovait që nga vitet 20 të shekullit të kaluar. Tani atje ka rreth 90 prej tyre që u mësojnë mesazhin biblik vendësve dhe vizitorëve.

Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? është botuar nga Dëshmitarët e Jehovait në gjermanisht, gjuha zyrtare në Lihtenshtajn, dhe disponohet online në www.pr2711.com.

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 37.000

  • Kryeqyteti: Vaduz

  • Gjuha zyrtare: Gjermanishtja

  • Feja: Kryesisht katolike

PROVO NJOHURINË

Cili pohim përshkruan Lihtenshtajnin?

  1. Një nga dy vendet në botë që kanë rreth e përqark shtete që nuk lagen nga ujërat.

  2. Vendbanimi i më se 50 lloje gjitarësh.

  3. Vendbanimi i gati 1.600 lloje bimësh.

  4. Vend pa ushtri.

Përgjigje: Të katër pohimet janë të vërteta.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo