BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 3 f. 3
  • Kapërcehet një pengesë e hershme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kapërcehet një pengesë e hershme
  • Zgjohuni!—2016
  • Material i ngjashëm
  • Hyrja
    Zgjohuni!—2016
  • Lajmi i mirë në 500 gjuhë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Një libër që «flet» gjuhë të gjalla
    1997 Një libër për të gjithë njerëzit
  • Të mbledhim njerëz nga të gjitha gjuhët
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 3 f. 3
Njerëz të racave e të formimeve të ndryshme

TEMA KRYESORE | KAPËRCEHET PENGESA E GJUHËVE

Kapërcehet një pengesë e hershme

SHUMËLLOJSHMËRIA dhe numri i madh i gjuhëve në botë, tani rreth 7.000, mund ta vështirësojnë udhëtimin, tregtinë, arsimimin dhe qeverisjen. Kështu ka qenë që në lashtësi. Për shembull, rreth 2.500 vjet më parë, nën sundimin e mbretit Asuer (ndoshta Kserksi I), persët i dërgonin dekrete mbarë mbretërisë, «njëqind e njëzet e shtatë provincave nga India deri në Etiopi. Ato iu dërguan çdo province sipas shkrimit të vet, çdo populli në gjuhën e vet».a

Sot shumica e organizatave, madje edhe e qeverive, nuk do t’i hynin një pune kaq të vështirë. Por është një organizatë që ia ka dalë mbanë. Ata janë Dëshmitarët e Jehovait, të cilët botojnë revista, materiale audio e video dhe shumë libra, përfshirë edhe Biblën, në më tepër se 750 gjuhë. Këtu futen edhe rreth 80 gjuhë të shenjave. Dëshmitarët botojnë edhe në versione të ndryshme të brailes për të verbrit.

Për më tepër, Dëshmitarët e Jehovait nuk paguhen për punën që bëjnë. Në fakt, të gjithë ata që merren me përkthimin dhe me punë të tjera janë vullnetarë. Po pse gjithë kjo punë për të përkthyer në kaq shumë gjuhë dhe si e arrijnë këtë?

a Shih Esterën 8:9 në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo