BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 6 f. 7
  • Fijet ngjitëse të midhjeve të detit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fijet ngjitëse të midhjeve të detit
  • Zgjohuni!—2016
  • Material i ngjashëm
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2016
  • Pastrues të bezdisshëm
    Zgjohuni!—2003
  • Si m’u ftoh dashuria për luftën
    Zgjohuni!—2009
  • Lëkura vetëpastruese e balenës pilot
    A është projektuar?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 6 f. 7
Midhjet e detit

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Fijet ngjitëse të midhjeve të detit

MIDHJET e detit ngjiten pas shkëmbinjve, drurëve ose anijeve. Por, ndryshe nga disa krustace që bëhen njësh me sipërfaqen ku ngjiten, midhjet e detit rrinë varur nëpërmjet një rrjeti fijesh të holla. Edhe pse kjo metodë e bën më elastike midhjen që të ushqehet dhe të migrojë, këto fije duken tepër të brishta për t’i rezistuar forcës së dallgëve të oqeanit. Si e ndihmojnë midhjen këto fije që të qëndrojë varur e njëkohësisht të mos e marrë rryma?

Shqyrto faktet: Fijet janë të ngurta në njërën anë, por të buta dhe elastike në anën tjetër. Studiuesit kanë zbuluar se raporti i saktë midis këtyre pjesëve te midhjet​—80 për qind e ngurtë dhe 20 për qind e butë—​është vendimtar për të pasur një ngjitje të fortë. Si rezultat, këto fije mund ta përballojnë forcën drastike të tërheqjes e të shtytjes së ujërave të detit.

Profesori Gaj Genini i quan «të mahnitshme» rezultatet e këtij studimi dhe shton: «Magjia e këtij organizmi qëndron te lidhja e mençur ndërtimore e pjesës elastike me pjesën e ngurtë.» Shkencëtarët besojnë se ndërtimi i këtyre fijeve mund të ketë aplikim të gjerë, si për shembull, për të fiksuar pajisjet në ndërtesa dhe në mjete lundrimi, për të lidhur tendinat me kockat dhe për të mbyllur plagën e operacionit. Herbert Uejti, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Santa-Barbara, SHBA, thotë se «natyra është një thesar i pashtershëm për sa u përket metodave të ngjitjes».

Si mendon? A erdhën me evolucion fijet ngjitëse të midhjes së detit? Apo janë projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo